Mendo Së Pari

Mendo Së Pari

Duke qenë, pra, se këto janë të pakundërshtueshme, ju duhet të qetësoheni dhe të mos bëni asgjë të nxituar. (VEPRAT 19:36)

Të zotohesh të bësh diçka pa e pyetur Perëndinë për këtë dhe të presësh që Ai të flasë nuk është e mençur; as nuk është e mençur të hidhemi në gjëra pa menduar më parë për atë që po përgatitemi të bëjmë. Ne shpesh e detyrojmë veten për shumë gjëra dhe përfundojmë të lodhur dhe të rraskapitur. Perëndia me siguri na forcon përmes Frymës së Tij, por Ai nuk na forcon që të bëjmë gjëra që janë jashtë vullnetit të Tij për ne. Ai nuk do të na forcojë të bëhemi të marrë! Pasi ne angazhohemi të bëjmë diçka, Zoti pret që ne ta mbajmë fjalën dhe të jemi njerëz me integritet, kështu që këshilla e Tij për ne në vargun për sot është “të mendojmë para se të flasim”. Në të menduarit tonë, ne duhet të pyesim Perëndinë se çfarë mendon ai për çështjen që kemi në shqyrtim.

Ky sigurisht është një mësim që duhet ta mësoja. Dikur lejoja që entuziazmi të merrte më të mirën prej meje dhe të thoja po ndaj gjërave pa marrë këshillën e Perëndisë dhe përfundoja duke u ankuar për oraret dhe kohën time. Perëndisë iu desh të më tregonte që nëse do të kërkoja Atë së pari dhe të ndiqja udhëzimin e Tij, do ta kisha shmangur lodhjen dhe stresin e kotë.

Unë jam e sigurt që ju keni shumë mundësi për t’u përfshirë në gjëra që ju pëlqejnë ose i konsideroni të rëndësishme. Unë thjesht ju inkurajoj sot të mos përkushtoheni në asgjë pa menduar seriozisht dhe pa kërkuar udhëheqjen e Perëndisë nëse Ai dëshiron që ju të përfshiheni në ato gjëra apo jo.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Mendo para se të flasësh!

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon