Mënyra më e mirë për t’u përballur me paratë

mënyra më e mirë për t’u përballur me paratë

Ai që i jep të varfrit, nuk do të ketë kurrë nevojë… – Fjalët e Urta 28:27

Kam mësuar se mënyra më e mirë për t’u përballur me paratë është t’i jap. Kemi nevojë të japim, sidomos gjatë sfidave financiare. Është çelësi për të na ndihmuar të mbajmë një përqëndrim biblik mbi financat tona.

Është gjithmonë e mundur të jetojmë me parimet financiare të Perëndisë, edhe në kohë të vështira. Mund ta gjeni veten në atë që duket situatë e vështirë financiare dhe ndiheni sikur nuk jeni në gjendje të jepni, mos e lini këtë mendim t’ju ndalojë. Perëndia do t’ju ndihmojë kur administroni thjesht aq sa keni.

Luka 19:17 na thotë se Perëndia është i kënaqur kur jemi besnikë dhe të vërtetë në gjëra të vogla. Kur bëjmë këtë, thotë se do të na japë autoritet për të bërë gjëra më të mëdha.

Fjalët e Urta 28:27 thotë se ai që i jep të varfrit, nuk do të ketë kurrë nevojë… Nëse i bindemi Perëndisë me financat tona, edhe kur nuk kemi shumë, dhe japim për të ndihmuar të tjerët, Perëndia do të sigurojë atë që na nevojitet. Është kaq e thjeshtë. Sot, zgjidhni të jeni dhënës, dhe nuk do t’ju mungojë asgjë.


Lutje

Perëndi, unë zgjedh të t’I jap Ty financat e mia. Edhe në kohë të vështira, unë e di që parimet e tua financiare zbatohen dhe Ti do të kujdesesh për mua. Ti je Burimi im!

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon