Nuk Keni Pse Luteni Në Mënyrë Perfekte

Nuk Keni Pse Luteni Në Mënyrë Perfekte

Prandaj edhe mund të shpëtojë plotësisht ata, që me anë të tij i afrohen Perëndisë, sepse gjithmonë rron që të ndërmjetësojë për ta.
(HEBRENJVE 7:25)

Dëshiroj të ndaj me ju një të vërtetë që e ka inkurajuar shumë marrëdhënien time me Perëndinë. Si shumë njerëz, më dukej se pavarësisht se sa shumë lutesha, kisha një ndjesi që diçka nuk ishte në rregull me lutjen time, ndaj e pyeta Zotin një ditë, “ Pse ndihem kështu? Unë po lutem çdo ditë. Po kaloj shumë kohë duke u lutur. Pse gjithmonë kur përfundoj lutjen, ndihem e pakënaqur, sikur nuk kam arritur tek ti?” Perëndia m’u përgjigj dhe më tha, “ Sepse ti mendon se nuk po lutesh në mënyrë të përsosur. Ti dyshon tek vetja jote dhe kjo të bën të dyshosh në fuqinë e lutjeve të tua.”

Unë e kuptova që kjo ishte e vërtetë; nuk e ndjeja se isha gjithçka që duhej të isha. Unë gjithmonë kisha një frikë bezdisëse që më bënte të thosha me vete: “Unë nuk po lutem me besim të mjaftueshëm ose nuk po lutem mjaft gjatë ose nuk po flas me Perëndinë për gjërat e duhura.”

Perëndia më çliroi nga ajo frikë dhe dyshim kur Ai më tha, “ E di, Joyce? Ke të drejtë. Ti nuk po bën lutje të përsosura. Ti nuk je e përsosur. Ja pse ti ke Jezusin si Ndërmjetësuesin tënd dhe ja pse ti lutesh në emrin e Tij.”

Ti mund të ndihesh sikur nuk po bën lutjet “e duhura”, por inkurajohu. Kur lutjet tuaja i afrohen Zotit, Ai dëgjon lutje të përsosura sepse ju jeni lutur në emër të Jezusit, jo në emrin tuaj. Kur lutemi në emrin e Jezusit, i paraqesim Perëndisë gjithçka që është Jezusi, jo atë që jemi ne; prandaj, lutjet tona pranohen nga Zoti.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Lejo Jezusin të lutet në mënyrë të përsosur për ty.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon