Merr Fuqi Nga Lutja

Merr Fuqi Nga Lutja

Dhe ai, duke qenë në agoni, lutej edhe më fort; dhe djersa e tij po i bëhej si pika gjaku të mpiksur që bien mbi dhe. (LUKA 22:44)

Kur po afrohej koha që Jezusi të shkonte në kryq, Ai duroi një luftë të madhe në mendjen dhe emocionet e Tij. Ai pati nevojë për fuqinë e Perëndisë që ta përballonte vullnetin e Perëndisë, ashtu siç edhe ne kemi nevojë herë pas here. Ai u lut dhe e mori atë fuqi. Bibla deklaron se teksa u lut, erdhën engjëj dhe i shërbyen.

Mos dil kurrë në përfundimin se ajo që Perëndia po të kërkon të bësh është shumë e vështirë. Nëse je i gatshëm të përmbushësh vullnetin e Perëndisë dhe i kërkon Atij që të të forcojë, Ai ka për ta bërë. Mos i shko fjalët dëm duke i treguar Perëndisë dhe të tjerëve se sa e pamundur është detyra jote. Përdore këtë energji për t’i kërkuar Perëndisë të të japë kurajë, vendosmëri dhe forcë. Mendoj se është bukur të dëshmosh kur Perëndia bashkohet me një person për të bashkëpunuar dhe e aftëson të bëjë gjëra të pamundura.

Shumë gjëra janë të pamundura kur njeriu është vetëm, por me Perëndinë të gjitha gjërat janë të mundura. Ndoshta po përballesh më një krizë apo vështirësi në këto momente; nëse është kështu, atëherë të kërkoj të kujtosh luftën që Jezusi bëri në kopsht. Ai ndjeu aq presion sa djersa e Tij u bë gjak. Sigurisht, nëse Ai kreu atë që kreu përmes fuqisë së Perëndisë, atëherë edhe ti mund të korrësh fitore me atë të lutjes.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Perëndia nuk të thotë asnjëherë të kryesh diçka që i tejkalon aftësitë e tua me Të përkrahë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon