Sëmundja Nuk Është Vetëm Fizike

Sëmundja Nuk Është Vetëm Fizike

Fryma e Zotit, Zoti, është mbi mua, sepse Zoti më ka vajosur për t’u dhënë një lajm të mirë të përulurve; më ka dërguar të lidh plagën e atyre që e kanë zemrën të thyer… —Isaia 61:1

Bibla na mëson që Jezusi erdhi të shërojë plagët, të lidhë dhe të shërojë zemrat tona të thyera dhe të na japë bukuri në vend të hirit, vaj gëzimi në vend të vajtimit (shih Isaia 61:1-3).

Shumë të krishterë e lexojnë këtë Shkrim dhe e dinë që Perëndia do që të na shërojë nga sëmundja fizike dhe shpritërore, por ka më tepër se kaq. Emocionet janë pjesë e jona dhe mund të sëmuren si çdo pjesë tjetër e trupit.

Bota sot është plot me njerëz që po vuajnë nga dhimbja emocionale. Shkaku është abuzimi, refuzimi, braktisja, tradhtia, zhgënjimi, kriticizmi apo sjellje të tjera negative nga të tjerët. Kjo dhimbje emocionale mund të jetë më rraskapitëse sesa dhimbja fizike sepse njerëzit ndjejnë që duhet ta fshehin dhe të sillen sikur nuk është e vërtetë.

Nëse keni një plagë emocionale në jetën tuaj, keni nevojë të dini që Jezusi do t’ju shërojë. Mos bëni gabimin e të menduarit që Ai është i interesuar vetëm në jetën tënde fizike dhe shpirtërore. Jepini Atij plagët tuaja. Jezusi do që t’ju shërojë kudo që ju dhemb.


Lutje

Zot, faleminderit që kujdesesh për çdo pjesë timen… duke përfshirë edhe emocionet. Çdo dhimbje dhe plagë emocionale që unë kam, e sjell përpara teje. E di që Ti mund të më shërosh dhe restaurosh.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon