mësoni të prisni

mësoni të prisni

Por ata që shpresojnë te Zoti fitojnë forca të reja, ngrihen me krahë si shqiponja, vrapojnë pa u lodhur dhe ecin pa u lodhur. – Isaia 40:31

Shpesh njerëzit më pyesin: “Si ta di me siguri nëse po dëgjoj nga Perëndia apo është thjesht mëndja ime?”

Besoj që përgjigjja është të mësojmë të presim. Kur duhet të marrim vendime të rëndësishme, ndjejmë nevojën për të nxituar. Duhet të bëjmë diçka dhe duhet ta bëjmë tani! Urtësia e Perëndishme na thotë të presim derisa të kemi një pamje të qartë të asaj që duhet të bëjmë dhe kur duhet ta bëjmë.

Të gjithë kemi nevojë të zhvillojmë kapacitetin për të bërë një hap mbrapa dhe të shikojmë çdo situatë sipas prespektivës së Perëndisë. Vetëm atëherë mund të marrim vendime në mënyrën që Ai do.

Fuqia gjendet në pritje. Kur prisni në Zotin, mund të ndjeni në frymën tuaj çfarë Zoti do që ju të bëni… jo çfarë ju mendoni se Ai do që të bëni.

Kur përballeni me marrjen e vendimeve të vështira, është urtësi të prisni derisa të keni një përgjigje të qartë përpara se të bëni një hap që mund të pendoheni. Mund të jetë e parehatshme dhe mund të doni të nxitoni, por mos lejoni presionin të marrë përparësi mbi urtësinë dhe njohurinë e Perëndisë.


Lutje

Zot, nuk dua të rrëmbehem nga nxitimi i momentit që të marr një vendim për të cilin do të pendohem. Më kujto të pres në Ty çdo ditë. Mund të jetë e vështirë, por të marr urtësinë dhe njohurinë Tënde është më e vlefshme.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon