
Kini në mend ato që janë lart (gjërat më të larta), jo ato që janë mbi tokë. —Kolosianëve 3:2
Shumë të krishterë jetojnë me idenë e gabuar që Perëndia do që ata të vuajnë. Kjo krijon një mendësi të vazhdueshme të viktimës.
Vuajtja është e pashmangshme, por Perëndia nuk gëzohet në vuajtjen tonë. Perëndia bekohet kur ne kemi një qëndrim të mirë gjatë vuajtjes dhe Ai do që ne të jemi fitimtarë!
Përse të zgjedhim të kemi hidhërim, zemërim, lendim apo dëshpërim?
Ekziston një mënyrë e sigurtë për ta kaluar vuajtjen kur kemi qëndrimin e duhur. Kini në mend ato që janë lart, jo ato që janë mbi tokë. Duhet të armatoseni me mendimet e duhura ose do të dorëzoheni gjatë kohëve të vështira.
Mbani në mend, që të lëvizni nga mendësia e viktimës në fitimtarë, nuk do të jetë një proces i shpejtë. Do të marrë kohë, por përvoja juaj do t’ju bëjë më të fortë dhe do t’ju aftësojë të ndihmoni të tjerët që po përballen me të njejtat beteja.
Ngazëlloni për të ardhmen tuaj dhe kuptoni që të kaloni diçka me Perëndinë do të thotë që do të dilni me një fitore që nuk mund të hiqet prej jush.
Lutje
Perëndi, kam nevojë për ndihmën Tënde që të mposht mendësinë e viktimës. Unë zgjedh të kem në mend ato që janë lart që unë të kem qëndrimin e duhur. Me mendimet dhe të vërtetën Tënde brenda meje, unë e di që mund të fitoj.