trashëgimia jonë frymërore

trashëgimia jonë frymërore

Sepse ata që ai i ka njohur që më parë (i njihte dhe i donte), edhe i ka paracaktuar (i ka vendosur) që të jenë njësoj me shëmbëllimin e Birit të tij (dhe të jenë së brendshmi në ngjashmëri), kështu që ai të jetë i parëlinduri në mes të shumë vëllezërve. – Romakëve 8:29

Jezusi erdhi në tokë që të jetë sakrifica perfekte dhe e pa mëkatshme për ne sepse ne nuk e kemi aftësinë për të qënë të përsosur në qënien tonë. Për shkak të sakrificës së Tij, ne mund t’i ngjajmë Jezusit çdo ditë e më shumë. Kur jetojmë si Jezusi, marrim trashëgiminë tonë frymërore.

Të jetuarit në mënyrë të drejtë si Jezusi, nuk ndodh brenda natës dhe të gjithë do të pengohemi. Mbi të gjitha, nëse do të ishim të përsosur, ne nuk do të kishim nevojë për një shpëtimtar. Duhet të dëshirojmë brenda zemrës sonë të përmbushim dhe shijojmë trashëgiminë tonë frymërore. Duhet gjithashtu të mësojmë t’i besojmë Perëndisë, duke e ditur që Ai do të na zhvillojë në ngjashmërinë e Birit të Tij, Jezus Krishtit.

Letra drejtuar Efesianëve 1:11-12 thotë: “në të cilin edhe u zgjodhëm për trashëgimi…që ne (ne të cilët kemi vënë besimin tonë tek Ai jemi paracaktuar dhe vendosur) të jemi për lëvdim të lavdisë së tij, ne që shpresuam qysh më parë në Krishtin.”

Ju keni një trashëgimi dhe Perëndia do që të jetoni me një ndjenjë paqeje dhe sigurie që vjen nga njohja se kush jeni dhe kujt i përkisni.

A do t’i besoni Perëndisë dhe të lejoni Atë t’ju ndryshojë çdo ditë, duke ju bërë përherë e më shumë si Biri i Tij?


Lutje

Perëndi, faleminderit për trashëgiminë tënde në Jezusin. Unë të besoj Ty, duke e ditur se Ti mund të më formosh në imazhin e Birit Tënd, ditë mbas dite.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon