Merrni Dashurinë e Perëndisë

Merrni Dashurinë e Perëndisë

…sepse dashuria e Perëndisë është derdhur në zemrat tona me anë të Frymës së Shenjtë që na është dhënë. Romakëve 5:5

Bibla na mëson që dashuria e Perëndisë është derdhur në zemrat tona me anë të Frymës së Shenjtë që na është dhënë. Kjo do të thotë që kur Zoti, në personin e Frymës së Shenjtë, vjen të banojë në zemra tona për shkak të besimit tonë në Birin e Tij Jezus Krisht, Ai sjell dashurinë , sepse Perëndia është dashuri ( 1 Gjonit 4:8)

Është e rëndësishme të pyesim se çfarë jemi duke bërë me dashurinë e Perëndisë që na është dhënë falas. A po e refuzojmë atë sepse mendojmë që nuk jemi mjaftueshëm të çmuar për t’u dashur? A besojmë se Perëndia është si njerëzit e tjerë që na kanë refuzuar dhe na kanë lënduar? Apo po pranojmë dashurinë e Tij me besim, duke besuar që Ai është më i madh se dështimet dhe dobësitë tona?

Me ndihmën e Perëndisë, ne mund ta duam veten, jo në mënyrën egoiste që prodhon një stil jetese të vetëkënaqësisë, por në një mënyrë të ekuilibruar, të perëndishme, një mënyrë që thjesht afirmon krijimin e Perëndisë si tërësisht të mirë dhe të drejtë.
Plani i Perëndisë është ky: që ne të marrim dashurinë e Tij, të duam veten tonë në mënyrë të perëndishme, ta duam Atë bujarisht dhe të duam të gjithë njerëzit që janë në jetën tonë.


Kur Perëndia shtrin dorën për të na dashur, Ai po përpiqet të fillojë një cikël që do të na bekojë jo vetëm ne por do të bekojë dhe shumë të tjerë gjithashtu.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon