Miku Yt Gjithmonë, Çdo Ditë

Miku Yt Gjithmonë, Çdo Ditë

Në mbrëmje, në mëngjes dhe në mesditë do të ankohem dhe do të rënkoj, dhe ai do të dëgjojë zërin tim. (PSALMI 55:17)

Të zhvillosh miqësinë tënde me Perëndinë është njësoj si zhvillimi i miqësisë me këdo në tokë. E vërteta është se ti mund të jesh me Perëndinë aq afër sa dëshiron të jesh; gjithçka varet tek koha që je i gatshëm të investosh në marrëdhënien tënde me Të. Unë të inkurajoj të njohësh Atë duke kaluar kohë me të në lutje dhe në Fjalën e Tij. Miqësia jote me Perëndinë do të thellohet dhe do të rritet ndërsa ti ecën me Të përgjatë kohës në një bazë të rregullt dhe ndërsa përjeton besnikërinë e Tij. Ndryshimi midis zhvillimit të një marrëdhënieje me Perëndinë si një mik dhe ndërtimi i marrëdhënieve me njërëzit është që me Perëndinë ti ke një mik I Cili është i përsosur. Një Mik që nuk do të lërë kurrë dhe as do të braktisë. Dikush që është besnik, i besueshëm, i dashur dhe falës.

Bëjeni prioritet zhvillimin e një miqësie të madhe me Perëndinë dhe ftojeni Atë të jetë një pjesë e rëndësishme e gjithçkaje që juve bëni, çdo ditë. Përfshijeni Atë në mendimet tuaja, në bisedat tuaja, dhe në të gjitha aktivitetet tuaja të përditshme. Mos vraponi tek Ai vetëm kur jeni të dëshpëruar; bisedoni me Të kur shkoni në dyqan për të bërë pazarin, kur po ngisni makinën tuaj, kur krihni flokët, ecni me qenin, ose kur gatuani darkën. Afrojuni Atij si mikut tuaj dhe thjesht refuzoni të bëni ndonjë gjë pa Të. Ai vërtet dëshiron të jetë i përfshirë në jetën tënde! Nxirreni Perëndinë nga kutia e të dielës në mëngjes kur shkoni në kishë, siç bëjnë shumica e njerëzve dhe lejojeni Atë të pushtojë të hënën tuaj, të martën, të mërkurën, të enjten , të premten, të shtunën dhe gjithë të dielën tuaj. Mos u përpiqni ta mbani atë në një raport fetar, sepse Ai dëshiron të ketë hyrje në çdo fushë të jetës tënde. Ai dëshiron të jetë miky yt.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Perëndia është Zoti yt, Ai gjithashtu dëshiron të jetë miku yt.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon