Miqësia me Perëndinë

Miqësia me Perëndinë

Atë që kemi parë dhe kemi dëgjuar, po jua shpallim, që edhe ju të keni bashkësi me ne; dhe bashkësia jonë është me Atin dhe me Birin e tij, Jezu Krishtin. (1 GJONIT 1:3)

Perëndia dëshiron miqësi me ne. Në vargun e sotëm, Gjoni shkruan për miqësinë me Atin dhe Birin dhe tek 2 Korintasve 13:14, Pali shkruan për miqësinë ose bashkësinë me Frymën e Shenjtë. Bashkësia e Frymës së Shenjtë i referohet miqësisë tonë me besimtarët e tjerët dhe me Frymën Vetë. Duke qenë se Fryma e Shenjtë banon brenda nesh, ne nuk duhet të shkojmë shumë larg për të pasur miqësi dhe bashkësi me Të.

Ndoshta një paralelizëm i mirë për të përshkruar miqësinë është kur dy njerëz jetojnë bashkë, si burrë dhe grua. Unë jetoj në një shtëpi me bashkëshortin tim, Deivin, dhe ne jemi shumë të ngushtë. Ne punojmë bashkë dhe shumicën e gjërave i bëjmë bashkë. Ka kohë kur ai shkon të luajë golf, por ne qëndrojmë në kontakt nëpërmjet telefonit. Ai mund të shohë sporte në televizor, dhe megjithëse nuk kam ndonjë interes të veçantë për to, unë jam aty në shtëpi. Deivi dhe unë hamë vaktet sëbashku, flemë bashkë, dhe ndajmë banjën në mëngjes ndërsa bëhemi gati për ditën që kemi përpara. Ne kalojmë shumë kohë në praninë e njëri-tjetrit. Ndërkohë që kemi momente të qeta, ne gjithashtu komunikojmë shumë. Unë flas me Dave për gjëra që janë të rëndësishme për mua dhe gjëra që janë të parëndësishme. Ai bën të njëjtën gjë. Kur njëri prej nesh flet, tjetri dëgjon.

Në formën e saj më të thjeshtë, miqësia ka të bëjë me të qenit bashkë, bisedimin dhe dëgjimin. Fryma e Shenjtë është me ne gjatë të gjithë kohës. Ai banon në ne dhe nuk është kurrë i ndarë prej nesh. Ne mund t’i flasim atij dhe Ai do të dëgjojë. Dhe Ai do të na flasë, ndaj ne duhet të dëgjojmë.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Mëso të jesh komod me Perëndinë. Trajtoje Atë si një i ftuar nderi në shtëpinë tënde.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon