
Lum (i lumtur,i bekuar, për tu patur zili) njeriu që ka frikë vazhdimisht nga Zoti [pavarësisht rrethanave], por ai që e ngurtëson zemrën e tij, do të bjerë në fatkeqësi. (FJALËT E URTA 28:14)
Perëndia mund të na flasë ne në mënyra të ndryshme, por nëse ne i ngurtësojmë zemrat tona dhe refuzojmë t’i bindemi asaj që Ai na thotë, ne do të humbasim bekimet që Ai dëshiron të na japë. Mund të kujtoj një kohë kur çdo gjë e vogël që Perëndia donte të bëja, ose gjithçka që po bëja që Ai nuk donte ta bëja, bëheshin si një ndeshje mundjeje mes nesh. Kalonin ditë, javë, muaj dhe ndonjëherë edhe vite që Perëndia punonte me mua përpara se unë të pranoja përfundimisht se Ai nuk do ta ndryshonte mendjen e Tij për çfarë po më kërkonte.
Kur u dorëzova përfundimisht në rrugën e Tij, gjërat funksiononin gjithmonë në mënyra që më bekonin përtej asaj që mund të imagjinoja. Nëse do të kisha bërë që herën e parë thjesht çfarë Ai më kërkonte të bëja do t’i kurseja vetes time shumë telashe.
Shumica prej nesh jemi kokëfortë dhe të vendosur në mënyrat tona, madje edhe nëse ato nuk funksionojnë. Ne mund të mësojmë, si të jemi të butë ndaj Perëndisë dhe të bëhemi të ndjeshëm ndaj zërit të Tij dhe ndaj udhëheqjes së Frymës së Tij. Frymët tona janë krijuar për të komunikuar me Perëndinë. Ai na flet ne përmes intuitës tonë dhe përmes ndërgjegjjes tonë për të na mbajtur larg telasheve dhe për të na treguar se çfarë është e drejtë dhe çfarë e gabuar. Pastaj, me anë të Frymës së Tij, Ai na ndihmon për të bërë atë që është e drejtë.
Unë ju inkurajoj sot të ktheheni nga çdo kokëfortësi që mund të keni ndaj Perëndisë dhe të ecni me Të me një zemër të butë që kërkon të dëgjojë dhe t’i bindet zërit të Tij.
Fjala e perëndisë për sot: Më mirë ndiq rrugën e Perëndisë sesa rrugën tënde.