mos e lini veten të këputeni

mos e lini veten të këputeni

Shpirti im gjen prehje vetëm te Perëndia; nga ai vjen shpëtimi im. Vetëm ai është kështjella ime dhe shpëtimi im, ai është streha ime e lartë; unë nuk do të luaj kurrë. – Psalmeve 62:1-2

A ju ka ndodhur ndonjëherë: Të këpusni një rrip gome ndërsa përpiqeni ta lidhni mbas diçkaje. Nuk gjeni dot një tjetër, prandaj përpiqeni të rregulloni atë që u këput duke e lidhur.

Ndonjëherë në jetën tonë, ne e mundojmë veten përtej mundësive tona dhe këputemi si ai rripi i gomës. Mendojmë se e kemi zgjidhur problemin duke e lidhur. Por shumë shpejt do të përfundojmë në të njejtën gjendje që na shkaktoi të këputeshim që në fillim.

Duke qënë të ekspozuar ndaj stresit gjithë kohën, jetët tona fillojnë t’i ngjajnë atij rripit të këputur. Ne do të shterojmë plotësisht. Duke injoruar ligjet e Perëndisë dhe kufirin e paracaktuar prej Tij, jetët tona do të shkojnë drejt konsumimit. Nuk mund të mbingarkoni mendimet, emocionet dhe trupin tuaj pa paguar çmimin. Por Perëndia nuk do që të jetoni kështu.

Përshtatni prespektivën tuaj me atë të Perëndisë. Kërkoni paqen e Tij dhe paqe për jetën tuaj. Respektoni trupin tuaj. Shikojeni shëndetin e mirë si një dhuratë të çmuar. Mos humbisni energjinë që ju ka dhënë Perëndia duke u stresuar. Ruajeni për të jetuar dhe shijuar jetën!


Lutje

Perëndi, unë dua të gjej prehje në Ty. Në vend që të bie pre e stresit vazhdimisht, më trego si të ndjek paqen Tënde për jetën time.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon