mund ta vizitoni sa herë të doni

mund ta vizitoni sa herë të doni

Në të cilin kemi lirinë dhe hyrjen te Perëndia në mirëbesimin nëpërmjet besimit në të. – Efesianëve 3:12

Perëndia na ka dhënë lejen të afrohemi tek froni i Tij i hirshëm pa frikë, me siguri dhe guxim. Në fakt, jemi të inkurajuar nga Efesianëve 3:12 për t’u afruar tek Ai me liri.

Nëpërmjet marrëdhënies me Krishtin, Fryma e Shenjtë është gjithmonë me ne, në frymën tonë. Ky varg na thotë që për shkak se jemi drejtësia e Perëndisë në Krishtin, mund të kemi siguri që Perëndia na do dhe na pranon në çdo kohë; edhe kur kemi nevojë për ndihmën dhe faljen e tij, Ai i ofron pa asnjë çmim. Mund t’i afrohemi për gjithçka që kemi nevojë, kurdo që kemi nevojë.

Mund t’i shkojmë 200 herë në ditë, me një privilegj “hyr e dil.” Perëndia na thotë që s’kemi nevojë as të trokasim e të presim për një përgjigjë “hyr.”

Supozoni se keni një mik që thotë: “E di çfarë? Mund të më vizitosh sa herë të duash. As mos trokit në derë sepse je i mirëpritur në çdo kohë, ditë apo natë. Thjesht hyr!”

Tani mendoni…Perëndia po ua thotë juve, pa rezerva, që do të thotë se nuk keni nevojë të tregoni kujdes, apo të hezitoni, apo të merakoseni se mos ju hiqet privilegji. Do të thotë që edhe nëse bëni ndonjë gabim apo gjëra që nuk duhet t’i bëni, mund të pendoheni për mëkatin tuaj, të pastroheni në gjakun e Jezusit dhe të shkoni me guxim në praninë e Tij.


Lutje

Zot, është e mrekullueshme të di që mund të vij tek Ty në çdo kohë dhe Ti je gjithmonë me mua. Jam kaq mirënjohës për këtë privilegj dhe dua të të falenderoj që më inkurajon të vij.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon