Ndaj Ungjillin Duke Plotësuar Nevojat Praktike

Ndaj Ungjillin Duke Plotësuar Nevojat Praktike

Dhe Mbreti duke iu përgjigjur do t’u thotë: “Në të vërtetë po ju them: nëse ia keni bërë këtë ndonjërit [në kuptimin njerëzve] prej këtyre vëllezërve të mi më të vegjël, ma keni bërë mua.” – Mateu 24:40

Dëgjova njëherë një histori për një ungjilltar në Rusi që ecte nëpër rrugë dhe u thoshte njerëzve “Jezusi të do. Jezusi të do.” Po shpërndante broshura të Ungjillit dhe një zonjë i tha: “E di çfarë? Predikimi dhe broshura jote, nuk do të më mbushin mua barkun”.

Kjo histori ka një moment të rëndësishëm: ndonjëherë kemi nevojë t’u tregojmë njerëzve dashurinë e Perëndisë duke plotësuar nevojat e tyre fizike dhe pastaj të ndajmë Ungjillin e Krishtit.

Jezusi foli për plotësimin e nevojave fizike të njerëzve. Tek Ungjilli sipas Mateut, kapitulli 25, Ai tha se kur ne ushqejmë të uriturit ose i japim ujë të eturit, apo veshim nevojtarin, kujdesemi për të sëmurin, është njësoj sikur të bënim këto gjëra për Atë. Ai na tregoi se, nëse ndihmojmë dikë në mënyrë praktike, ky gjest mund të krijojë një mundësi të shkëlqyer për të ndarë Ungjillin me dikë.

Kur dikush shikon dashurinë e Perëndisë në veprim në një mënyrë të vërtetë në jetën e vet, është më e thjeshtë për të që të besojë mesazhin tonë që Perëndia e do.

Si duket kjo praktikisht? Mund të fillojë me një gjest të vogël duke përqafuar dikë pranë teje, i cili ndjen se nuk merr dashuri nga të tjerët. Mund të ndihmoni në shërbesat e kujdesit ndaj të sëmurëve, të eturve dhe të uriturve. Ndoshta mund të dilni vullnetarë duke ndihmuar në gatimin e ushqimit për këto shërbesa apo të ungjillizoni në komunitetin tuaj. Mund të ndërmerrni një udhëtim misionar për të shërbyer në shtete të tjera. Mundësitë janë të pafundme, kur ti merr një vendim për t’u shërbyer të tjerëve jo vetëm me fjalë, por edhe nëpërmjet veprave praktike.


Lutje

Zot, unë dua të veproj sipas fjalëve që flas. Më trego si të ndihmoj në mënyrë praktike njerëzit që Ti sjell në rrugën time që ata të përjetojnë fuqinë e dashurisë Tënde.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon