Ndalo Lëkundjet Emocionale

Ndalo Lëkundjet Emocionale

Por fryti i Frymës është: dashuria, gëzimi, paqja, durimi, mirëdashja, mirësia, besimi, zemërbutësia, vetëkontrolli. Kundër këtyre gjërave nuk ka ligj. GALATASVE 5:22-23

Më kujtohen vitet kur unë isha “një e krishterë e lëkundur”. Vazhdimisht isha e paqëndrueshme emocionalisht. Nëse bashkëshorti ime Dave, bënte atë që më pëlqente mua, isha e lumtur. Nëse ai nuk bënte çfarë më pëlqente mua, unë inatosesha. Nuk kisha mësuar ende se si të drejtohem nga Fryma e Shenjtë dhe lejoja ndjenjat e mia të kontrollonin sjelljen time.

Më shumë se çdo gjë tjetër, besimtarët më tregojnë se si ndihen. “Unë ndjej se askush nuk më do.” “ Unë ndjej se bashkëshortja ime nuk më trajton siç duhet.” “ Unë ndjej se kurrë nuk do të jem e lumtur.” “ Unë ndjej….unë nuk ndjej…” dhe kështu me radhë .

Perëndia dëshiron që ne të kuptojmë se emocionet tona nuk do të largohen kurrë, prandaj ne duhet të mësojmë ti menaxhojmë ato dhe jo t’i lëmë ato të na menaxhojnë ne. Ne mund të zgjedhim të ushtrojmë vetë- kontroll dhe të mos lejojmë mishin tonë të na sundojë. Asnjëri prej nesh nuk do të marrë, madje as nuk duhet, të marrë gjithçka që duam. Ne mund të zgjedhim t’i themi vetes se nuk do të jemi në gjendje të themi gjithçka që duam të themi, të hamë gjithçka që duam të hamë dhe të bëjmë gjithmonë atë që na pëlqen të bëjmë. Zgjidhni të lini Frymën e Shenjtë t’ju ndihmojë të bëni atë që është e drejtë, pavarësisht se si ndiheni!


Si të krishterë, në vend që të përqendrohemi se si ndihemi, ne mund të fokusohemi tek e vërteta që njohim në Fjalën e Perëndisë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon