Ndaluni

Ndaluni

Ndaluni dhe pranoni që jam Perëndi; (PSALMI 46:10)

Të folurit ka qenë gjithmonë i lehtë për mua, por më është dashur të mësoj të dëgjoj. Një herë kuptova që bashkëshorti im nuk dëshironte që të uleshim bashkë dhe të bisedonim, kështu që i thashë atij se duhet të flisnim më shumë. Ai u përgjigj, “Joyce, ne nuk flasim. Ti flet dhe unë dëgjoj.” Ai kishte të drejtë, unë duhet të ndryshoja nëse prisja që ai të dëshironte të kalonte kohë me mua.

Shumë shpejt zbulova që unë e trajtoja Perëndinë njësoj siç trajtoja Dave. Unë flisja dhe prisja që Ai të dëgjonte. Unë ankohesha që kurrë nuk dëgjoja nga Perëndia, por e vërteta është se unë kurrë nuk merrja kohë ta dëgjoja Atë. Vargu i sotëm na mëson të ndalemi, dhe të pranojmë që Perëndia është Perëndi. Shumë prej nesh e kanë ende të vështirë ta bëjnë, sepse mishi ynë pëlqen të jetë i zënë dhe aktiv duke bërë gjëra, por duhet të mësojmë të kalojmë kohë vetëm dhe të ndalemi nëse duam të dëgjojmë zërin e Perëndisë.

Për shumë njerëz, dëgjimi është një aftësi që duhet zhvilluar dhe praktikuar. Ndonjëherë kjo do të thotë të qëndrosh në qetësi në prezencën e Perëndisë pa thënë asgjë. Ne duhet të praktikojmë dëgjimin! Një mënyrë për ta bërë këtë është t’i kërkosh Perëndisë nëse është dikush që Ai dëshiron që ti ta inkurajosh ose bekosh – dhe më pas ndalu dhe dëgjo. Ti do të habitesh se sa shpejt përgjigjet Ai duke vendosur dikë në zemrën tënde. Ai mund t’ju japë gjëra specifike për t’i bërë që të jeni inkurajim. Ndërsa ne dëgjojmë udhëzimin e Perëndisë, Ai na jep ne ide krijuese që ndoshta nuk i kemi konsideruar kurrë. Merrni kohë, ndaluni dhe dëgjoni me kujdes Zotin dhe më pas binduni në atë që Ai do t’ju tregojë.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Merrni kohë sot. Ndaluni dhe dëgjoni.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon