Ndërgjegjja Juaj Le Të Jetë Udhërrëfyesi Juaj

Ndërgjegjja Juaj Le Të Jetë Udhërrëfyesi Juaj

Lutuni për ne, sepse ne jemi të bindur se kemi ndërgjegje të mirë, duke dashur të sillemi mirë në çdo gjë. (HEBRENJVE 13:18)

Perëndia na jep një ndërgjegje që të qëndrojmë larg telasheve. Nëse e injorojmë ndërgjegjen tonë për një kohë të gjatë, ne nuk do ta ndjejmë më bindjen e Perëndisë kur të jemi fajtorë në mëkat. Njerëzit bëhen të ngurtë kur ata e injorojnë ndjesinë e tyre natyrale të së drejtës dhe gabuarës. Kjo u ndodh edhe njerëzve të rilindur. Sa më të ngurtë në zemër janë njerëzit, aq më e vështirë është për ta që të dëgjojnë zërin e Perëndisë. Ndërgjegjja e tyre nuk funksionon siç e caktoi Perëndia të ishte.

Ndërgjegjja është një funksion i frymës dhe vepron si një monitor i brendshëm i sjelljes tonë. Na bën të kuptojmë kur diçka është e drejtë ose e gabuar; rrjedhimisht, njohuria jonë për standardet dhe udhëzimet që Perëndia ka vendosur për ne ndikon shumë në ndërgjegjen tonë.

Fjala e Tij e zgjon ndërgjegjen tonë nga gjendja e komës. Njerëzit që nuk janë të krishterë mund të dinë kur veprojnë gabim, por ata nuk e ndjejnë bindjen si ne që jemi të lindur sërish, të mbushur me Frymën dhe në miqësi të përditshme me Perëndinë.

Sa më shumë kohë kalojmë në praninë e Perëndisë, aq më të ndjeshëm bëhemi për gjërat që nuk reflektojnë zemrën e Perëndisë. Kur sillemi në mënyra të paperëndishme, ne e kuptojmë shpejt se kemi dalë jashtë linjës me mënyrën se si Jezusi do të donte që ne të trajtonim një situatë.

Ne mund të kemi jetë të mrekullueshme nëse do t’i mbushim mendjet tona me Fjalën e Perëndisë dhe më pas thjesht t’i bindemi ndërgjegjes tonë.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Ndërgjegjja jote le të jetë udhërrëfyesi yt.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon