Ndërmerrni veprim për lirinë tuaj

ndërmerrni veprim për lirinë tuaj

Pra, nëse Biri do t’ju bëjë të lirë, do të jeni me të vërtetë të lirë. – Gjoni 8:36

Meqënëse Perëndia nuk na krijoi të jetojmë në pranga, ne mund të përjetojmë lirinë për të shijuar të gjitha ato që Perëndia na ka dhënë në Krishtin. Ai na ka dhënë jetë dhe qëllimi ynë është që ta shijojmë.

Në jetën tonë, nuk mundet që thjesht të urojmë të jemi të lirë. Duhet të ndërmarrim veprim. Është e nevojshme që t’i bindemi Fjalës së Perëndisë dhe të ndjekim Frymën e Shenjtë. Kjo do të thotë që nuk mund thjesht të dëgjojmë apo të lexojmë Fjalën për të marrë rezultate, duhet edhe të bëjmë atë që Fjala thotë.

A po e shijoni lirinë në jetën tuaj? Unë lutem që Perëndia do t’ju inkurajojë të kërkoni lirinë që keni në Jezusin. Për shkak se Ai vdiq në kryq për të na liruar nga fuqia e mëkatit, ne mund të jemi të lirë nga çdo problem në jetë.

Liria është e juaja, hidhni një hap dhe merreni. Ndiqni Frymën e Shenjtë dhe bëhuni të lirë të shijoni gjithçka që Perëndia ka për ju në Krishtin Jezus.


Lutje

Perëndi, unë jam i lirë nga mëkati, prangat dhe skllavëria për shkakun tënd. Unë zgjedh të ndërmarr veprim për lirinë time duke ndjekur Frymën e Shenjtë në jetën time.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon