si mund të ndihmojnë falja dhe durimi në martesën tuaj

si mund të ndihmojnë falja dhe durimi në martesën tuaj

Por prandaj u mëshirova, që Jezu Krishti të tregojë së pari në mua (mbi gjithë mëkatarët) gjithë zemërgjerësinë, për të qënë shembull për ata që do të besojnë në të për jetë të përjetshme. – 1 Timoteut 1:16

Martesat nuk mund të jenë mirë kur dikush mban mërinë dhe dhimbjen që partnerët shkaktojnë. Është e vështirë të hapësh veten plotësisht kur lëndohesh, por askush nuk mund të premtojë që të duam dikë nuk do të na lëndojë. Në fakt, nuk mund të doni vërtet pa qënë të lënduar. Është e pamundur.

Dashuria e vërtetë tregon mëshirë dhe falje. Dashuria i dhuron personit tjetër mundësi të dytë. Dashuria është e gatshme të besojë përsëri, pret që të bëjnë gjënë e duhur, duke besuar më të mirën për ta. Mund të ketë lëndime të mëdha në martesën tuaj, bashkë me vogëlsirat që përballeni çdo ditë. Përsëri, duhet të vendosni ta lini mënjanë acarimin që ju mban pezull. Pastaj lutuni dhe mbështetuni në Perëndinë për hirin dhe fuqinë për të falur vërtet.

Nëse keni vështirësi për të falur në martesën tuaj, kërkojini Zotit t’ju zbulojë çfarë ju ka shkaktuar hidhërim dhe fyerje. Do të habiteni me gjërat që Ai mund t’ju zbulojë, por kur shikoni të vërtetën, vendosni t’i hiqni mënjanë fyerjet. Merrni një vendim për të falur partnerin tuaj dhe ecni me durim ndërsa e trejtoni me dashurinë e mrekullueshme dhe pa kushte të Perëndisë.


Lutje

Perëndi, unë dua që martesa ime të jetë sa më e mirë. Më ndihmo të largoj fushat e mosfaljes

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon