Ndonjëherë Perëndia Pëshpërit

Ndonjëherë Perëndia Pëshpërit

Perëndia i tha: «Dil dhe ndalu mbi mal përpara Zotit». Dhe, ja, po kalonte Zoti. Një erë e fortë dhe e furishme çante malet dhe thyente shkëmbinjtë përpara Zotit, por Zoti nuk ishte në erë. Mbas erës ra një tërmet, por Zoti nuk ishte në tërmet. Mbas tërmetit ra një zjarr, por Zoti nuk ishte në zjarr. Mbas zjarrit u dëgjua një zë, [një tingull i butë e i qetë] si një shushuritje e ëmbël. (1MBRETËRVE 19:11-12)

Jam mahnitur kur mësova disa vite më parë që disa kuaj kanë atë që trajnerët e tyre e quajnë “vesh frenimi”. Ndërsa shumica e kuajve duhet të drejtohen nga një rrip i fiksuar në gojën e tyre, disa kuaj mbajnë një vesh të akorduar me zërin e zotërisë së tyre. Një vesh është i hapur për paralajmërime natyrore; tjetri është i ndjeshëm ndaj trajnerit të besuar.

Profeti Elija kishte një vesh frenues. Kur rrethanat natyrore i jepnin atij çdo arsye për të qenë i frikësuar, dhe ai kishte dëshpërimisht nevojë të dëgjonte nga Perëndia, ai ishte ne gjendje ta bënte këtë, edhe në mes të zhurmës dhe konfuzionit që e rrethonte. Ai sapo kishte mundur 450 profetë të rremë në një duel pushteti midis Baalit të tyre të heshtur dhe Perëndisë së vërtetë. Tani mbretëresha e ligë Jezebel e kishte kërcënuar se do ta vriste brenda një dite. Ai kishte nevojë të dinte se çfarë të bënte!

Ai qëndroi mbi një mal përpara Perëndisë. Një erë e fortë fryu furishëm përmes maleve; një tërmet i tmerrshëm drodhi vendin; dhe një zjarr ra rrotull tij. Pas zjarrit erdhi “një zë, si një shushuritje e ëmbël.” Zëri i Perëndisë për Elijan nuk ishte në fuqinë e erës, as në termet, as në zjarr, por tek ajo pëshpëritje e butë. Elija kishte një vesh frenues, një vesh të trajnuar dhe të ndjeshëm ndaj Mjeshtrit të tij, kështu që ai bëri çfarë Perëndia i tha të bënte, dhe kjo i shpëtoi jetën.

Perëndia ende flet sot butësisht dhe në pëshpëritje të ëmbla thellë në zemrën tonë. Kërkoji Atij të të japë një vesh dëgjues, që të mund të dëgjosh zërin e Tij të butë, dhe të qetë.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Dëgjoni Perëndinë me një vesh “frenues”.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon