Ndryshoni Mënyrën E Të Menduarit

Ndryshoni Mënyrën E Të Menduarit

… Lejo Perëndinë të të transformojë në një person të ri duke ndryshuar mënyrën si ti mendon. Atëherë do të mësosh të njohësh vullnetin e Perëndisë për ty, i cili është i mirë, i kënaqshëm dhe i përsosur. – Romakëve 12:2

E keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen “është e tmerrshme të humbasësh mendjen”? Mendja jonë ka kaq shumë aftësi për gjëra të mira: të mësojë, krijojë, mendojë, rritet dhe është tragjedi, kur nuk përdorim potencialin e saj më të madh.

Ka pasur kohë në jetën time, kur kam lejuar shumë mendime dëmtuese të hyjnë në mendjen time: negative, torturuese, fajësuese, mosfaljeje, turpi dhe akuzuese. Problemi qëndronte në faktin se nuk e kisha idenë fare se mund të kontrolloja mendimet e mia ose të zgjidhja: te cilat mendime të përqëndrohesha dhe të besoja.

Nuk e kuptoja se, nëse po mendoja diçka që nuk ishte e vërtetë, kisha fuqinë ta ndaloja. Askush nuk më tha ndonjëherë që mund të zgjidhja se çfarë mund të mendoja. Po juve: a ju ka thënë ndokush? Nëse jo, atëherë jam këtu sot për të thënë se nuk keni pse të lejoni që mendimet t’ju kontrollojnë. Ju mund të zgjidhni të mendoni dhe të përqëndroheni te mendimet e Perëndisë!

Letra drejtuar Romakëve 12:2 thotë: të lejosh Perëndinë të të transformojë ty…duke ndryshuar mënyrën si mendon. Perëndia do të na ndihmojë të fitojmë betejën në mendjen tonë. Por si duket kjo në praktikë? Ja çfarë ka funksionuar shumë herë për mua dhe e di që do funksionojë edhe për ju: Herën tjetër tjetër që do të ndesheni në mendjen tuaj, dua të ndaloni dhe të gjeni diçka specifike, për të cilën mund të falenderoni Perëndinë.

Shprehini Atij mirënjohje për mirësinë dhe gjithë pasuritë, me të cilat ju ka bekuar. Ndërsa tregoheni të zellshëm për të bërë këtë, do të shihni që jeta juaj do të fillojë të ndryshojë dhe gjërat do të bëhen gjithmonë e më mirë.

Është shpresa dhe lutja ime që ju të njihni fuqinë, të cilën Perëndia jua ka dhënë dhe që çdo ditë, në mendimet tuaja, të ecni në plotësinë e dashurisë së Tij!


Lutje

Perëndi, unë dua të përjetoj fuqinë Tënde në mendimet e mia. Unë zgjedh të përqendrohem në mirësinë dhe dashurinë Tënde për mua. Pavarësisht çfarë mendimi negativ vjen në mendjen time, unë e di që Ti je më i madh dhe më i mirë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon