Në Frymë, Me Fjalën

Në Frymë, Me Fjalën

Arrittë deri te ti britma ime, o Zot; më jep mendje sipas fjalës sate.(PSALMI 119:169)

Çfarë do lloj lutjeje të bëjmë – qoftë një lutje kushtimi ose përkushtimi, peti‑ cioni apo këmbënguljeje, ndërmjetësimi ose dakordësimi, lavdërimi, adhurimi ose falënderimi, Fjala e Zotit është një përbërës thelbësor. Lutjet tona janë gjithmonë efektive kur ne kujtojmë Fjalën e Perëndisë dhe lutemi në besimin që Ai është në gjendje të kryejë atë për të cilën ka folur. Unë gjithashtu besoj se, që lutja të jetë sa më efektive, duhet të jetë “në Frymë.”

Ne kemi nevojë si për Fjalën e Perëndisë edhe për Frymën në lutjet tona në mënyrë që të qëndrojmë të ekuilibruar dhe të fortë në jetët tona frymërore. Nëse njerëzit kërkojnë përvoja të mbinatyrshme ose bëhen të tepruar në çësht‑ jet shpirtërore, ata mund të mashtrohen dhe të jenë shumë emocionalë apo edhe të zbehtë. Në të njëjtën kohë, nëse përqendrohemi te Fjala pa qenë gjithashtu të ndjeshëm ndaj Frymës, ne mund të bëhemi legalist dhe të thatë. Kur kemi Frymën dhe Fjalën së bashku, ne mund të jetojmë jetë të qëndrueshme të balancuara ‑ të bazuara në të vërtetën dhe të zbukuruara me gëzim dhe fuqi. Ne kemi nevojë për themelin e fortë të Fjalës së Perëndisë dhe ne kemi nevojë për entuziazmin dhe lëvizjen e Frymës. Lutja në përputhje me Fjalën dhe lutja në Frymë na ndihmon të lutemi sipas vullnetit të Zotit. Ajo gjithashtu bën që lutjet tona të jenë efektive dhe të japin fryte të mëdha në jetën tonë. Çfarëdo që të bëni, ju inkurajoj që t’i mbush‑ ni lutjet tuaja me Fjalën dhe ta lini Frymën e Shenjtë t’ju udhëheqë. Do të shihni rezultate të jashtëzakonshme.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Fjala e Perëndisë është shpata e Frymës: është arma juaj kundër Satanit. Përdoreni atë me agresivitet.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon