Në liri për mendime pozitive

Sepse si mendon në zemrën e vet, ashtu është ai. – Fjalët e Urta 23:7

Ky varg na tregon sa e rëndësishme është të kemi mendime të shëndetshme dhe pozitive për veten tonë. Nuk mund të duam jetën, nëse jemi duke patur mendime negative gjithë kohën. Nëse jeni në vështirësi me këtë, ju inkurajoj të ndani mendjen dhe të punoni për të ndryshuar mënyrën e të menduarit. Kam kuptuar që rruga më e mirë për të pasur mendime pozitive është t’i kërkojmë Perëndisë për ndihmë dhe ta kërkojmë atë shpesh.

Është vërtet pjesa më e vështirë e të qënit i çliruar nga negativizmi: të pranojmë se ka një problem dhe t’i kërkojmë Perëndisë të na ndihmojë. Por, sapo e bëjmë këtë, mund të mposhtim negativizmin, sepse, sipas Biblës, jeni një person i ri në Krishtin (shih Letra e Dytë drejtuar Korintasve 5:17). Shumë njerëz kanë frikë të shpresojnë, sepse janë
lënduar shumë në jetë. Filozofia e tyre është: “Nëse nuk pres që ndonjë gjë e mirë të ndodhë, nuk do të zhgënjehem nëse nuk ndodh vërtet”.

Kështu mendoja edhe unë. Kisha pasur kaq shumë zhgënjime dhe kisha frikë të isha pozitive. Kur fillova të studioja Fjalën dhe të besoja Perëndinë të më restauronte, kuptova që mendimet e mia negative duhet të largoheshin.

Duhet të praktikojmë mendime pozitive në çdo situatë. Nëse po kaloni një kohë të vështirë, shpresoni që Perëndia do t’i bëjë gjërat të bashkëveprojnë për të mirën tuaj. Si një i krishterë, është koha për ju të luftoni kundër mendimeve tuaja, sepse mendja juaj nuk dëshiron të bjerë në dakordësi automatikisht me planet e Perëndisë.

Ju inkurajoj të kaloni kohë duke studiuar Fjalën e Tij dhe ta krahasoni me mendimet tuaja. Jepini Perëndisë kohë t’ju ndihmojë të vendosni mendimet tuaja në një linjë me mendimet e Tij. Ai më tregoi si të jem një person më pozitiv dhe Ai do ta bëjë këtë edhe për ju.

Lutje

Perëndi, unë e pranoj që kam vështirësi me mendimet negative dhe kam nevojë për ndihmën tënde. Pajisi mendimet e mia me Fjalën Tënde. Në çdo situatë, më kujto që Ti do t’i bësh gjërat të bashkëveprojnë për më të mirën time.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon