në një marrëdhënie me veten

në një marrëdhënie me veten

Unë, pikërisht unë, jam ai që për hir të vetvetes, fshij shkeljet e tua dhe nuk do t’i mbaj mend mëkatet e tua. – Isaia 43:25

A ju ka rënë në mend ndonjëherë të keni një marrëdhënie me veten? Ndoshta nuk e keni menduar shumë, por kaloni më tepër kohë me veten sesa të tjerët, dhe është e rëndësishme që të shkoni mirë me veten sepse është i vetmi person nga i cili nuk do të mund të largoheni dot asnjëherë.

Duhet ta duam veten, jo në një mënyrë egoiste dhe të vetpërqëndruar që prodhon një stil jetese të vet-kënaqësisë, por në një mënyrë të balancuar dhe të perëndishme që pranon krijesën e Perëndisë si thelbësisht të mirë dhe të saktë. Askush nuk është i përsosur dhe mund të kemi të meta nga përvoja fatkeqe që kemi kaluar, por kjo nuk do të thotë që jeni të pavlerë dhe të mirë për asgjë. Duhet të duam veten në një mënyrë që thotë “E di që Perëndia më do, prandaj unë mund të dua çfarë Perëndia ka zgjedhur të dojë. Unë nuk dua gjithçka që bëj, por e pranoj veten sepse Perëndia më pranon.”

Mund të zhvillojmë dashurinë e matur që thotë “Unë besoj që Perëndia po më ndryshon çdo ditë, por gjatë këtij procesi, unë nuk do të refuzoj çfarë Perëndia pranon. Unë do ta pranoj veten kështu siç jam tani, duke e ditur që nuk do të qëndroj gjithmonë kështu.”


Lutje

Perëndi, ashtu si Isaia 43:25 thotë që Ti fshin shkeljet e mia dhe më pranon, do të thotë se unë nuk duhet të refuzoj veten. Unë jam i lirë të dua veten në një mënyrë të shëndetshme sepse Ti më do!

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon