Për një gjë iu luta Zotit dhe atë kërkoj[me këmbëngulje]: të banoj në Shtëpinë e Zotit [në prezencën e Tij] tërë ditët e jetës sime, për të soditur bukurinë e Zotit [tërheqjen e ëmbël dhe bukurinë e hirshme] dhe për të admiruar tempullin e tij ( PSALMI 27:4)
Nëse ne dëshirojmë të dëgjojmë nga Perëndia, atëherë ta kërkojmë Atë duhet të jetë një prioritet në jetët tona. Davidi përmblodhi kërkesën e vetme të jetës në vargun e sotëm. Ai kërkoi praninë e Perëndisë si një domosdoshmëri jetike në jetë Davidi kishte gëzuar shumë mundësi për të pasur sukses dhe për të fituar besim.
I fuqizuar nga prania e Perëndisë, ai kishte vrarë një gjigant imponues me asgjë më shumë se një llastik dhe pesë gurë të vegjël. Zoti zgjodhi këtë djalë të thjeshtë, një bari, për t›u bërë mbret i Izraelit edhe pse ai ishte vëllai më i vogël i një familje burrash. Fama dhe pasuria e tij eventuale ofronin gjithçka që shumica e njerëzve mund të mendonin se do të sillte kënaqësi.
Ndjekja e vazhdueshme e Davidit për më shumë nga Perëndia, edhe pasi kishte provuar praninë e Perëndisë në shumë mënyra, duhet të na japë kuptimin që ne duhet të vazhdojmë të kërkojmë Perëndinë pa marrë parasysh sa fitore kemi gëzuar. Mbi të gjitha, edhe Davidi kishte nevojë ta njihte Perëndinë më nga afër.
Shumë njerëz duan udhëzime nga Perëndia, por nuk duan të lënë mënjanë gjërat e tjera në mënyrë që të dëgjojnë zërin e Tij. Por Davidi ngushtoi gjithçka që donte vetëm për një gjë – për më shumë nga Perëndia gjatë gjithë ditëve të jetës së tij. Unë besoj se e vetmja gjë që me të vërtetë përmbush dëshirën brenda nesh është ta njohim Perëndinë në mënyrë intime akoma më shumë se sa dje.
FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Kërkoni vazhdimisht “për më shumë nga Perëndia” në jetën tuaj – sot dhe çdo ditë