Një Forcë Shpirtërore

Një Forcë Shpirtërore

Si do të mundej një person i vetëm të ndiqte një mijë e dyqind veta dhe dy persona të bënin të iknin dhjetë mijë veta po të mos i kishte shitur Shkëmbi dhe po të mos i kishte dorëzuar Zoti tek armiku? (LIGJI I PËRTËRIRË 32:30)

Ashtu siç e kam treguar tashmë, Perëndia u përgjigjet lutjeve për të cilat njerëzit kanë rënë në ujdi dhe po e shprehin atë ujdi edhe në jetën e tyre të përditshme. Ai i vlerëson shumë ata që e paguajnë çmimin e të jetuarit në ujdi, unitet dhe harmoni, aq sa në thelb iu thotë, “Kur mblidheni kështu së bashku, fuqia ime derdhet mes jush. Fuqia e ujdisë suaj është kaq dinamike sa do të arrini deri tek Unë – nuk e dyshoj këtë. Dhe unë do t’ju përgjigjem.”

E shikon, ujdia është kaq e fuqishme sa ofron shumëzim, jo thjesht shtesa. Ja përse vargu për sot thotë se një person mund të ndjekë një mijë e dyqind veta ndërsa dy mund të ndjekin dhjetë mijë veta. Nëse ujdia do bazohej në shtesa, një do të ndiqte një mijë e dyqind veta ndërsa dy do të ndiqnin dy mijë veta. Por uniteti sjell bekimin e Perëndisë – dhe bekimi i Perëndisë sjell shumëzim. Për këtë arsye, lutja nga një ujdi e vërtetë është një forcë e madhe dhe e fuqishme në sferën shpirtërore.

Kur qëndrojmë të ndarë dobësohemi, por kur bashkohemi jemi të fortë. Sigurisht që fuqia e cila vjen në ne ia vlen për përpjekjet që bëjmë për të ruajtur unitetin dhe harmoninë. Nuk ka rëndësi se çfarë bën apo jo dikush tjetër, ti bëj pjesën tënde dhe Perëndia ka për të të bekuar.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Nuk mund të bësh gjithkënd që të bjerë në ujdi me ty, por mund të mos lejosh që të të mërzisin.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon