Një Jetë E Qëndrueshme

Një Jetë E Qëndrueshme

Ai më bën të pushoj në kullota me bar të njomë [të freskëta, të buta]; më prin në ujëra të qetë dhe çlodhës. —Psalmeve 23:2

A po jetoni një jetë të qëndrueshme? Ndoshta e keni gjetur veten duke thënë: “Nuk mundem më. Nuk mund të vazhdoj kështu përgjithmonë”. Kur bëni komente të tilla, në të vërtetë jeni duke thënë: “E di që kam kufij dhe i kam arritur, por do ta anashkaloj këtë dhe do të shikoj sa shumë mund të vazhdoj”.

Kur ne e mundojmë veten shumë, trupi na jep paralajmërime, si ndonjë dhimbje aty apo këtu. Por ne mendojmë: “do të jem mirë” dhe i anashkalojmë këto sinjale, derisa e kuptojmë se është shumë vonë.

Nuk jam krenare për këtë, por gjatë njëzetë viteve të para të shërbesës sime, shumë herë ndihesha shumë keq fizikisht. Shkoja te doktorët dhe provoja gjithë llojet e ilaçeve dhe vitaminave. Doktorët u përpoqën të më thonin se po e mundoja veten shumë, por unë nuk ua vija veshin fjalëve të tyre. Vazhdova të mundoja veten me udhëtime, angazhime për fjalime, takime dhe kështu me radhë. Isha duke e rraskapitur veten.

Më në fund, kuptova që nuk mund të anashkalojmë drejtimin e Perëndisë për të pushuar dhe të mos paguajmë çmimin, nëse nuk bindemi. Kështu bëra disa ndryshime dhe tani ndihem më mirë se asnjëherë.

Nëse po jetoni një jetë të paqëndrueshme, mos rri pa bërë ndryshimet e nevojshme. Mos pritni, derisa të ndodhë diçka: çrregullim nervash apo probleme me zemrën. Bëni ndryshimet tani për të jetuar jetën që Perëndia dëshiron për ju.

Kur jetoni sipas mënyrës së Perëndisë, ju garantoj se do të zbuloni një nivel të ri paqeje ngazëllyese në jetën tuaj.


Lutje

Zot, më trego fushat e paqëndrueshme të jetës time. Unë të nënshtrohem Ty. Më drejto në pushimin dhe paqen Tënde sot, që unë të mund të shijoj jetën dhe të të shërbej Ty për gjithë vitet që do të vijnë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon