një jetë me displinë, sjell paqen e Perëndisë

një jetë me displinë, sjell paqen e Perëndisë

Por çdo ndreqje aty për aty, nuk duket se sjell gëzim, po hidhërim; por më pas u kthen një fryt të paqshëm drejtësie atyre që janë ushtruar me anë të saj. – Hebrenjve 12:11

Shumë gjëra garojnë për burimet tona të kufizuara të vëmendjes, energjisë dhe kohës.

Unë i ankohesha Perëndisë për axhendën time të ngarkuar. Unë qahesha: “Perëndi, si mundet të pritet prej dikujt që të bëjë gjithë gjërat që unë kam për të bërë?”

Më pas i rashë në të: Axhendën time e kisha bërë unë dhe askush përveç meje, nuk mund ta ndryshonte! Nuk mund të shpenzoja kohë duke uruar që gjërat të ishin ndryshe sepse kjo nuk do të ndryshonte asgjë.

Perëndia më tregoi që duhet të disiplinoja veten time që të thjeshtësoja jetën time.

Nëse doni që jeta juaj të ngadalësohet, duhet të bëni të njëjtën gjë. Kërkojini Frymës së Shenjtë për ndihmë. Ai mund t’ju udhëheqë, duke ju treguar përkushtimet që duhet të bëni dhe cilat t’i mënjanoni.

Mund të duket e vështirë në fillim, sidomos nëse nuk jeni disiplinuar në të shkuarën, por çmimi i disiplinës dhe vet-kontrollit është i çmuar. Bibla thotë që disiplina sjell fryt të paqshëm. Filloni të disiplinoni veten sot dhe mund të filloni të shijoni jetën e paqtë që Perëndia ka për ju.


Lutje

Zot, unë dua të përjetoj frytin e paqshëm të një jete të mirë-disiplinuar. Kur tundohem të mbipërkushtohem dhe ta mundoj veten së tepërmi, më ndihmo të ngadalësoj dhe të bëj vetëm gjërat që Ti do.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon