një jetë pa grindje

një jetë pa grindje

Të fillosh një grindje është si të shpërthesh ujërat; prandaj ndërprite grindjen përpara se të acarohet. – Fjalët e Urta 17:14

Grindja është një nga armët kryesore që armiku përdor kundër të krishterëve. Unë besoj që ka tre gjëra që na çojnë në grindje:

  1. Fjalët tona: Fjalët e gabuara që flasim mund të nisin një zjarr të madh. Sa më tepër fjalë të gabuara që nxjerrim, aq më i madh bëhet zjarri. Që zjarri të shuhet, nuk duhet hedhur më benzinë.
  2. Krenaria jonë: Edhe pse fjalët tona mund të fillojnë një zjarr, zemra krenare refuzon të rrijë në heshtje për të arritur paqen. Krenaria kërkon që ne të kemi fjalën e fundit. Por Fjala thotë që kjo gjë na çon në shkatërrim (shih Fjalët e Urta 16:18).
  3. Mendimet tona: Përpjekja për të bindur të tjerët të pranojnë mendimet tona, mund të na çojë në grindje. Kur të kuptojmë që kemi shumë për të mësuar dhe të mos japim mendime kur nuk janë të nevojshme, do të fitojmë njohurinë që kemi nevojë.

Armiku gjithmonë do përpiqet të infiltrohet në jetët tona me grindje. Merrni një vendim të nderoni Perëndinë dhe të tjerët duke i rezistuar grindjeve dhe kërkoni paqen, bashkimin dhe mirëkuptimin.


Lutje

Frymë e Shenjtë, më ndihmo të qëndroj në ruajtje kundër grindjeve. Të jap Ty fjalët e mia dhe mendimet e mia. Unë dëshiroj të kem marrëdhënie pa grindje me të tjerët.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon