Një Jetë Të Shenjtëruar

Një Jetë Të Shenjtëruar

Te ti, o Zot, e lartoj shpirtin tim. ( PSALMI 25:1)

Më pëlqen të ngre duart lart në mëngjes dhe të lutem me lutjen e shenjtërimit që ndodhet tek vargu për sot. Në të vërtetë them fjalët: “Te Ti, o Zot, e lartoj shpirtin tim.” Kjo me të vërtetë përcakton shenjtërimin – dorëzimin e plotë dhe të vullnetshëm tek Perëndia. Në një lutje shenjtërimi, ti po i thua Atij: “Ja ku jam, Zot. Unë po ta jap veten time Ty. Jo vetëm paratë e mia, por edhe veten time. Jo vetëm një orë të dielën në mëngjes, por shpirtin tim. Jo vetëm një pjesë të ditës time, por edhe veten time. Te Ti, o Zot, e sjell tërë jetën time. E vë përpara teje, bëj atë që dëshiron të bësh me mua. Fol me mua dhe përmes meje sot. Preki njerëzit përmes meje sot. Bëj një ndryshim në botën time përmes meje sot. Unë nuk jam pronar i asgjëje; unë jam një administrator. Gjithçka që jam dhe gjithçka që kam ka ardhur nga Ti dhe është në dispozicionin Tënd sot”.

Kur ne shenjtërojmë diçka, ne e ndajmë mënjanë për përdorimin e Perëndisë. Prandaj, kur ne shenjtërojmë jetën tonë, ne i kthejm kurrizin dëshirave tona mishore, vlerave të botës, mendimeve të mishit, jetesës së padisiplinuar, zakoneve të këqija dhe gjithçkaje tjetër që nuk bie dakord me Fjalën e Perëndisë. Ne i mbyllim veshët tanë për zhurmën e botës dhe i hapim ato për zërin e Perëndisë. Ne qëllimisht vendosim distancë mes nesh dhe gjërave të paperëndishme, që të jemi të përgatitur dhe të gatshëm për t’u përdorur nga Perëndia. Shenjtërimi nuk është i lehtë, por ja vlen disiplina dhe sakrifica që kërkon.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: I thuaj Perëndisë, “ Ja ku jam,” sot.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon