Një Kombinim Fitues

Një Kombinim Fitues

Lum(i bekuar, me fat, për t’u patur zili) ai njeri që ka gjetur urtësinë dhe njeriu që ka përfituar arsyen [duke e nxjerrë atë nga Fjala e Perëndisë dhe përvojat e jetës]. (FJALËT E URTA 3:13)

Një nga mënyrat e mia të preferuara për të dëgjuar nga Perëndia është përmes urtësisë dhe gjykimit të shëndoshë. Urtësia dallon të vërtetën në një situatë, ndërsa gjykimi i shëndoshë siguron gjykimin e drejtë për të ditur se çfarë duhet bërë me të vërtetën. Unë e konsideroj urtësinë supernatyrore sepse nuk është e mësuar nga njeriu; është dhuratë nga Perëndia.

Shumë njerëzve inteligjentë, të sofistikuar, u mungon urtësia dhe gjykimi i shëndoshë. Fjala e Perëndisë thotë, “Por në qoftë se ndonjërit nga ju i mungon urtësia, le të kërkojë nga Perëndia, që u jep të gjithëve pa kursim, pa qortuar, edhe atij do t’i jepet” (Jakobi 1:5).

Unë jam e habitur sa shumë njerëz mendojnë se duhet të ndalojnë së përdoruri gjykimin e shëndoshë që të jenë “frymërorë.” Njerëzit frymërorë nuk notojnë gjithë ditën mbi re lavdie; ata jetojnë në botën reale dhe merren me çështje reale në mënyra reale. Ata kanë nevojë për përgjigje reale, si gjithë të tjerët – dhe ato përgjigje gjenden në Fjalën e Perëndisë dhe na zbulohen neve me anë të Frymës së Tij.

Ne kërkojmë dhe Perëndia flet, por Ai është Fryma e Urtësisë dhe nuk do të na thonë neve të bëjmë diçka që është e pamatur. Shumë herë ne i kërkojmë Perëndisë të na flasë dhe të na udhëheqë, por nëse Ai nuk na jep një fjalë specifike nga Shkrimi apo të flasë një fjalë në zemrat tona, ne sërisht duhet të jetojmë jetën tonë çdo ditë dhe të marrim vendime. Perëndia nuk do të na diktojë çdo zgjedhje të vogël që ne bëjmë, por Ai na jep neve urtësinë dhe gjykimin e shëndoshë – dhe të dyja këto bëjnë një kombinim fitues.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Nëse ti kërkon, Perëndia do të flasë.”

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon