Një Llampë Dhe Një Dritë

Një Llampë Dhe Një Dritë

Fjala jote është një llambë në këmbën time dhe një dritë në shtegun tim. (PSALMI 119:105)

Nuk ka asgjë më të mbinatyrshme se Fjala e Perëndisë, e cila na është dhënë me frymëzimin hyjnor të Frymës së Shenjtë duke folur përmes profetëve dhe dishepujve të Tij. Bibla ka një përgjigje për çdo pyetje që mund të kemi. Fjala e Perëndisë është plot me parime për jetën, histori të vërteta të mëshirës së Perëndisë ndaj sjelljes njerëzore, dhe shëmbëlltyra të pasura të mbushura me të vërteta të rëndësishme për çdo person në tokë.

Bibla është një letër personale për ty dhe mua. Ajo na tregon neve gjithçka që duhet të dimë. Ka raste kur Perëndia na flet neve diçka që nuk është në ndonjë varg apo kapitull i veçantë, por nëse Ai po flet me të vërtetë, atëherë çfarë ne do të dëgjojmë do të jetë gjithmonë në dakordësi me Fjalën e Tij të shkruar. Kur kam nevojë të dëgjoj prej Perëndisë për diçka specifike, Ai vazhdimisht më kujton mua një varg që qartësisht më jep përgjigjen që po kërkoj.

Të dëgjosh zërin e Perëndisë (duke qënë i udhëhequr nga Fryma e Shenjtë) përgjatë çdo dite është bërë një mënyrë e natyrshme jetese për mua që kur mora plotësinë e Frymës së Shenjtë. Perëndia ia jep dhuratën e Frymës së Shenjtë çdokujt që e kërkon ( shikoni Luka 11:13), dhe Fryma e Shenjtë na ndihmon të kuptojmë Fjalën e Perëndisë që ne ta aplikojmë atë urtësi në jetën tonë.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Lexoje Fjalën e Perëndisë si një letër personale, të shkruar vetëm për ty.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon