Por shtegu i të drejtëve [ të pa kompromentuar] është si drita e agimit, që shkëlqen gjithnjë e më shumë (më e ndritshme dhe më e qartë), derisa [arrin fuqinë dhe lavdinë e saj të plotë] bëhet ditë e plotë [për t’u përgatitur]. (FJALËT E URTA 4:18)
Një nga gjërat më të mira rreth të mësuarit të dëgjimit të zërit të Perëndisë është që është progresive. Nuk është një aftësi që ne e zotërojmë me mjeshtëri; është një marrëdhënie e shpalosur që ne gëzojmë. Ndërsa marrëdhënia shpaloset, ne mësojmë të komunikojmë me Zotin shumë më shpesh, më thellë, dhe në mënyrë më efektive; ne mësojmë të ndjekim Frymën e Shenjtë në mënyrë më të ngushtë; ne mësojmë të lutemi me më tepër konfidencë; dhe mësojmë të dëgjojmë zërin e Tij në mënyrë më të qartë.
A keni qenë ndonjëherë të lumtur në marrëdhënien tuaj me Perëndinë, duke ndjerë që për një kohë gjërat shkonin mirë dhe më pas, për asnjë arsye, keni filluar të ndiheni nervoz, të mërzitur, të shpërqëndruar ose të pakënaqur? A keni ndjerë ndonjëherë një bezdi që diçka thjesht nuk ishte në rregull në miqësinë tuaj me Perëndinë, ose një nxitje për të bërë diçka ndryshe? Shumicën e kohës, kur keni përshtypje të tilla, Fryma e Shenjtë po përpiqet t’ju tregojë diçka.
Njeriu juaj i brendshëm (fryma juaj, pjesa juaj që komunikon me Perëndinë) e di kur diçka nuk është në rregull në jetën tuaj të lutjes, sepse Fryma e Shenjtë jeton në frymën tuaj dhe do t’ju njoftojë kur diçka duhet të ndryshojë në marrëdhënien tuaj me Perëndinë. Ju thjesht duhet të jeni mjaft të guximshëm për të ndjekur Frymën. Zoti e di që ne jemi gati për më shumë dhe po na nxit në një vend më të thellë të komunikimit me Të dhe dëgjimit të zërit të Tij. Zoti është gjithmonë në lëvizje dhe Ai dëshiron që ne të lëvizim me Të. Kurrë mos kini frikë për të lënë një mënyrë ose metodë të të bërit të diçkaje për të bërë ecur përpara drejt diçkaje të re.
Fjala e perëndisë për sot: Mbani mend, të dëgjosh zërin e Perëndisë nuk është një aftësi; është një marrëdhënie.