Në të cilin kemi lirinë (kurajon dhe sigurinë) dhe hyrjen te Perëndia (një afrim i parezervë ndaj Zotit me liri dhe pa frikë) në mirëbesimin nëpërmjet besimit në të. (EFESIANËVE 3:12)
Ne nuk duhet të ndihemi kurrë të pasigurte kur ne i afrohemi Perëndisë në lutje. Ai i njeh të gjitha dobësitë tona dhe na do ne gjithsesi. Perëndia dëshiron të na japë më shumë se mjaftueshëm, jo thjesht mjaftueshëm, dhe ne duhet të kërkojmë me guxim.
T’i afrohesh Perëndisë me guxim në lutje mund të jetë njësoj si kur shkon në një bankë për të bërë një tërheqje. Nëse unë di se kam pesëdhjetë dollarë në bankë sepse i depozitova javën e kaluar, nuk do të hezitoja të shkoja tek banka për të tërhequr pesëdhjetë dollarët. Unë e di që i kam paratë, janë të miat dhe mund të shkoj në bankë t’i marr nëse dua. Kur paraqitem atje, pres plotësisht që të marr pesëdhjetë dollarët e mi. Ne duhet t’i afrohemi Perëndisë me të njëjtin guxim, jo për shkak të drejtësisë tonë, por për shkak të privilegjit të të qenit bashkë trashëgimtarë me Jezusin. Ne duhet të kuptojmë se çfarë disponojmë për shkak të Jezusit dhe ne duhet të lutemi me siguri, me pritshmëri të plotë që do të marrim çfarë na përket neve. Perëndia ka siguruar në mënyrë të jashtë zakonshme për ne në Krishtin dhe ne thjesht duhet t’i kërkojmë bekimet në emrin e Jezusit. Ai i ka blerë ato tashmë për ne. Kur ne luftojmë me ndjenjat e pavlefshmërisë, ne duhet të shkojmë tek Fjala e Perëndisë dhe ta lejojmë atë të na kujtojë privilegjet tona si fëmijë të Perëndisë. Kërkojini ndihmë Frymës së Shenjtë që të hyjmë me guxim në prezencën e Perëndisë dhe të marrim ndihmën që kemi nevojë sepse, “Vetë Fryma i dëshmon frymës sonë që jemi bij të Perëndisë. Dhe nëse jemi bij, jemi dhe trashëgimtarë; si trashëgimtarë të Perëndisë ashtu edhe bashkëtrashëgimtarë të Krishtit, nëse vuajmë bashkë me të, që edhe të përlëvdohemi bashkë.” (Romakëve 8:16-17). Ai do të na flasë dhe do të na kujtojë që ne i përkasim Perëndisë!
FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Ti je fëmijë i Perëndisë dhe Ai po të sheh dhe dëshiron fort të jetë i mirë me ty.