Nuk Lejohet Dëgjimi Selektiv

Nuk Lejohet Dëgjimi Selektiv

“Sot”, duke thënë, mbas kaq kohe me anë të Davidit: «Sot, në e dëgjofshi zërin e tij, mos i ngurtësoni zemrat tuaja». (HEBRENJVE 4:7)

Kur ne jemi të gatshëm të dëgjojmë zërin e Perëndisë në një fushë të jetës tonë, ne shpesh jemi të paaftë të dëgjojmë zërin e Tij në fushat e tjera. Ndonjëherë ne dëgjojmë vetëm çfarë duam të dëgjojmë, dhe ky quhet “dëgjim selektiv”. Kur ndodh kjo, njerëzit besojnë se ata nuk mund të dëgjojnë më nga Perëndia, por kjo gjë nuk është e vërtetë. Fakti është që Ai u ka folur atyre tashmë dhe ata kanë dështuar në përgjigje. Më lejoni t’ju tregoj një histori si ilustrim.

Një grua më tha një herë që ajo i kishte kërkuar Perëndisë ta drejtonte për çfarë Ai dëshironte që ajo të bënte: Ai dëshironte që ajo të falte motren e saj për nje fyerje që kishte ndodhur disa muaj më parë. Gruaja nuk ishte e gatshme të falte, kështu që shpejt ndaloi së luturi. Kur ajo e kërkoi përsëri Zotin për diçka, gjithçka që dëgjoi në zemrën e saj ishte: “Fal motrën tënde më parë”.

Për një periudhë dy vjeçare, sa herë që ajo i kërkonte Perëndisë ta udhëhiqte në një situatë të re në jetën e saj, Ai butësisht i kujtonte të falte motrën e saj. Më në fund, ajo e kuptoi se nuk do të dilte kurrë nga kjo gjë dhe nuk do të rritej shpirtërisht nëse nuk do të bindej, kështu që u lut: “Perëndi, më jep fuqinë ta fal motrën time”. Në çast ajo kuptoi shumë gjëra nga këndvështrimi i motrës së saj – gjëra që nuk i kishte konsideruar më parë. Brenda një kohe të shkurtër marrëdhënia e saj me motrën u rivendos plotësisht dhe shpejt u bë më e fortë se kurrë.

Nëse vërtetë dëshirojmë të dëgjojmë nga Perëndia, ne duhet të jemi të hapur të dëgjojmë gjithçka që Ai dëshiron të na thotë dhe të gatshëm t’i përgjigjemi. Unë ju inkurajoj të dëgjoni dhe të bindeni sot.

FJALA E PËRËNDISË PËR SOT: A keni një dëgjim selektiv në ndonjë fushë të veçantë të jetës tuaj? Jini të gatshëm të dëgjoni zërin e Perëndisë sot.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon