Nxirre Perëndinë Jashtë Nga “Kutia E Emergjencave”!

Nxirre Perëndinë Jashtë Nga “Kutia E Emergjencave”!

A nuk e dini se jeni tempulli i Perëndisë dhe se Fryma e Perëndisë banon në ju? – 1 Korintasve 3:16

Dikur nuk kaloja shpesh kohë me Perëndinë ose lutesha kur jeta ime ishte në telashe. Gradualisht, mësova se nëse dëshiroja të ndaloja së jetuari nga një emergjencë në tjetrën, do të kisha nevojë të kërkoja Perëndinë çdo ditë, njësoj sikur të isha dëshpërimisht në nevojë për Atë.

Është e vërtetë që Perëndia do të na ndihmojë gjithmonë kur vijmë tek ai. Nëse duam fitore të vazhdueshme, kemi nevojë të nxjerrim Perëndinë jashtë nga kutia e emergjencave dhe ta ftojmë në jetën tonë të përditshme.

Perëndia dëshiron që ne të jemi të afërt me Të. Ne e dimë këtë, sepse Ai jeton në ne.

Kur Jezusi vdiq në kryq, ai hapi rrugën për ne që të jemi më të aftërt me të Fuqishmin Perëndi. Nëse Perëndia do kishte dashur një marrëdhënie vetëm për emergjenca, Ai ndoshta do të na vizitonte me raste, por me siguri nuk do të vinte të jetonte përgjithmonë brenda nesh.

Çfarë mendimi i mrekullueshëm! Perëndia është miku yt personal! A do ta nxjerrësh Atë sot nga kutia e emergjencave?


Lutje

Zot, unë e di që jeta e krishterë është më shumë se thjesht një plan emergjence. Sepse Ti jeton me mua, unë dua të të njoh Ty si mik personal. Më tepër sesa thjesht të të thërras ty kur jam në telashe, dua të të kërkoj Ty për çdo ditë të jetës sime.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon