Pagëzimi me Zjarr

Pagëzimi me Zjarr

Unë po ju pagëzoj me ujë, për pendim; por ai që vjen pas meje është më i fortë se unë, të cilit nuk jam i denjë as t’i mbaj sandalet; ai do t’ju pagëzojë me Frymën e Shenjtë dhe me zjarr. (MATEU 3:11)

Si besimtarë, ne jemi thirrur të bëjmë më shumë sesa të shkojmë në kishë të dielave në mëngjes, të bëjmë më shumë sesa të ndjekim ritualet e përcaktuara dhe sigurisht të bëjmë më shumë sesa të spërkasim ujë mbi kokën tonë ose të zhytemi në pellgje pagëzimi. Të gjitha këto janë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe nuk duhen injoruar, por ato duhet të pasohen me një gatishmëri për të përjetuar “pagëzimin e zjarrit”.

Në përgjigje të nënës së Jakobit dhe Gjonit, e cila pyeti nëse djemtë e saj mund të uleshin një në të djathtën e Jezusit dhe një në të majtën e Tij në Mbretërinë e Tij (shih Mateu 20:20–21), Jezusi u përgjigj se ata nuk e dinin se çfarë po kërkonin. Ai tha: “A jeni në gjendje të pini kupën që do të pi dhe të pagëzoheni me pagëzimin me të cilin do të pagëzohem?” (Mateu 20:22).

Për çfarë pagëzimi po fliste Jezusi? Ai kishte qënë i pagëzuar tashmë nga Gjoni në lumin Jordan dhe mori pagëzimin e Frymës së Shenjtë në të njëjtën kohë ( shih Marku 1:9-11). Çfarë pagëzimi tjetër ka?

Jezusi po fliste për pagëzimin e zjarrit. Zjarri është një agjent purifikues, diçka që shkakton parehati ndërsa vepron. Jezusi ishte pamëkat dhe prandaj nuk kishte nevojë të purifikohej; por neve po. Jezsui është i Vetmi që na pagëzon me Frymën e Shenjtë dhe me zjarr.

Kini kurajon t’i kërkoni Jezusit pagëzimin me zjarrin e Tij. Kërkojini Atij të bëjë një punë pastruese dhe purifikuese në ju që të mudn të bëheni një vegël e përshtatshme për t’u përdorur prej Tij. Mund të jetë e vështirë të kalosh përmes kësaj, por do sjellë një shpërblim të kënaqshëm.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Kur ju kaloni përmes zjarrit Perëndia do të jetë me ju. Ai nuk do t’ju lerë dhe nuk do t’ju braktisë kurrë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon