Paqe

Dhe paqja e Perëndisë, që ia tejkalon çdo zgjuarsie, do të ruajë zemrat tuaja dhe mendjet tuaja në Krishtin Jezus. (FILIPIANËVE 4:7)

Unë kam shkruajtur disa libra devocionalë mbi temën e udhëheqjes nga Perëndia të popullit të Tij përmes paqes, por dëshiroj ta përmend këtë edhe një herë sepse është shumë e rëndësishme. Njerëzit që bëjnë gjëra për të cilat nuk kanë paqe kanë jetë të mjerueshme dhe nuk kanë sukses në asgjë. Ne duhet të ndjekim paqen.

Vargu i sotëm na siguron që Perëndia na udhëheq përmes paqes. Nëse je duke bërë diçka, si të shohësh televizor, dhe papritur e humbet paqen për atë gjë, ti ke dëgjuar nga Perëndia. Mungesa e paqes në atë situatë është Perëndia që po të thotë “Fike. Ajo që po sheh nuk është e mirë për ty.”

Nëse e humbni paqen kur thoni diçka, Zoti po ju flet. Të kërkosh falje menjëherë do të të kursejë shumë telashe. Mund të thuash, “Më vjen keq që e thashë këtë. Kam gabuar; te lutem me fal.” Zoti dëshiron të përfshihet në të gjitha vendimet tona. Një nga mënyrat që Ai na bën të ditur se si ndihet për atë që ne po bëjmë është ose duke dhënë paqen si miratim ose duke e tërhequr atë si mosmiratim.

Nëse ne nuk kemi paqe, nuk jemi duke ju bindur Perëndisë sepse ne duhet të lejojmë paqen e Perëndisë të sundojë si një arbitër në zemrat tona ( shikoni Kolosianëve 3:15). Sa herë që ne humbasim paqen tonë, ne duhet të ndalemi dhe të jemi të ndjeshëm ndaj asaj që Perëndia është duke na thënë. Paqja shërben si një busull në zemrat tona, duke na treguar drejtimin e duhur. Ja pse Perëndia në Bibël thotë: “ Kërkoni paqe me të gjithë dhe shenjtërim, pa të cilin askush nuk ka për të parë Perëndinë,” (Hebrenjve 12:14).


Fjala e përëndisë për sot: Ndjekja e paqes do t’ju mbajë larg telasheve.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon