Pse ligështohesh, o shpirti im, pse vajton brenda trupit tim? Shpreso te Perëndia, sepse unë do ta kremtoj ende për çlirimin e pranisë së tij. – Psalmeve 42:5
Kur njerëzit përjetojnë tragjedi, bëhen emocionalisht të paqëndrueshëm dhe kanë nevojë të shprehin hidhërimin e tyre. Mund të qajnë pa e kontrolluar dot, dhe lotët apo ndjenjat e tjera të ankthit mund të shfaqen e largohen kur nuk e pret. Pështjellimi, zemërimi, frika, depresioni dhe valët dërrmuese të ndjenjave janë të zakonshme. Në kohë si këto, unë besoj që është mençuri të shikojmë mbretin David.
Në Psalmin 42:5, shikojmë që kur Davidi ndihej në depresion, ai i rezistonte. Ai nuk zhytej në të apo të binte në gropën e dëshpërimit. Ai përshkruante si ndihej, por mori një vendim për të mos jetuar sipas ndjenjave të tij. Ai kremtonte dhe i besoi Perëndisë.
Shumë nga ne kalojnë përmes vështirësive emocionale kur pësojmë humbje tragjike, dhe kemi nevojë t’i japim vetes kohë për të vajtuar. Ndërsa kalojmë këtë proces, Perëndia do që të na ngushëllojë dhe të na japë hirin që na duhet për ta përballuar. Ata që ecin me besim në Perëndinë do të bëhen edhe më mirë pasi ta kalojnë këtë.
Nëse jeni duke vuajtur për një humbje në jetën tuaj, dua t’ju them që një fillim i ri ngrihet përpara jush. Besoni dhe kremtoni Perëndinë siç bëri Davidi. Atë që Satani e sjell për t’ju dëmtuar, Perëndia do ta kthejë të bashkëveprojë për të mirën tuaj!
Lutje
Zot, edhe kur jam duke vuajtur dhe i dëshpëruar, unë do të zgjedh të të kremtoj dhe të besoj në Ty. Ashtu si Romakëve 8:28 thotë, unë besoj që Ti mund të bësh çdo gjë të bashkëveprojë për të mirën time.