Përdorni autoritetin tuaj!

përdorni autoritetin tuaj!

Ja, ju dhashë pushtet të shkelni përmbi gjarpërinj e akrepa dhe (fuqi dhe aftësi fizike dhe mendore) mbi çdo pushtet të armikut; dhe asgjë nuk do t’ju dëmtojë. –Luka 10:19

Jezusi nuk premtoi që nuk do të na duhet të përballemi me situata stresuese. Te Gjoni 16:33 Ai tha: …në botë do të keni shtrëngime… Ai vazhdon dhe na thotë të marrim zemër sepse Ai e ka mundur botën.

Ky varg na mëson që nuk kemi përse të stresohemi si bota. Jezusi ia ka hequr botës fuqinë për të na lënduar, ne mund t’u afrohemi sfidave me qetësi dhe siguri.

Luka 10:19 thotë ja, ju dhashë pushtet…mbi çdo pushtet të armikut; dhe asgjë nuk do t’ju dëmtojë. Jezusi po na thotë se na ka pajisur ta mposhtim botën ashtu si Ai bëri.

Edhe pse do të përballemi me sfida dhe situata stresuese që nuk do të jenë të thjeshta për t’u përballuar, Jezusi na siguron që asgjë nuk do të na mposhtë nëse i përballojmë gjërat në mënyrën e duhur, sipas mënyrës së tij. Përdorni autoritetin që keni në Krishtin dhe mposhtni pengesat tuaja!


Lutje

Perëndi, unë marr autoritetin dhe fuqinë që Ti më ke dhënë në Krishtin. Më trego si të eci në autoritetin Tënd dhe të mposht sprovat dhe sfidat e kësaj botë sikurse edhe Jezusi bëri.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon