Perëndia Dëgjon Dhe Përgjigjet

Perëndia Dëgjon Dhe Përgjigjet

….Ai do të të japë hir me siguri, duke dëgjuar zërin e britmës sate; apo të të dëgjojë, do të përgjigjet. (ISAIA 30:19)

Miqësia jonë jo vetëm na sjell dobi neve, por gjithashtu përfitojnë edhe ata që na rrethojnë. Kur njerëzit vijnë tek ne me nevoja ose shqetësime, ne mund të jemi në gjendje të ofrojmë ndihmë, ose mund të mos jemi aspak në gjendje t’i plotësojmë nevojat e tyre. Edhe nëse nuk kemi atë që njerëzit vërtet kanë nevojë, Perëndia e ka. Kur jemi miq me Perëndinë, mund t’u themi njerëzve: “Unë nuk e kam atë që ju nevojitet, por unë njoh Dikë që e ka. Unë do ta pyes mikun tim! Unë do të ndërmjetësoj para Perëndisë për ty.”

Ne e dimë që Perëndia ka fuqinë të ndërhyjë në rrethanat e njerëzve, për të ndihmuar fëmijët e tyre të ndalojnë përdorimin e drogës, për të sjellë përparime financiare, për të bërë mrekulli mjekësore ose për të pajtuar martesat. Sa më shumë ta njohim Perëndinë, aq më të sigurt jemi në gatishmërinë dhe aftësinë e Tij për të ndihmuar njerëzit. Kur ata vijnë tek ne, ne mund të shkojmë tek Ai dhe ta dimë se Ai do të lëvizë për ta. Ne në fakt mund t›i kërkojmë Zotit të na japë favor dhe të ndihmojë dikë që e duam edhe kur e dimë që ai nuk e meriton atë. Ne mund të lutemi me dhembshuri nga një zemër dashurie dhe Perëndia dëgjon dhe përgjigjet.

Përëndia të do ty dhe Ai e do tingullin e zërit tënd në lutje dhe miqësi. Shko tek Ai gjithmonë, jo vetëm për nevojat e tua, por gjithashtu edhe për nevojat e të tjerëve.

FJALA E PËRËNDISË PËR SOT: Mbani mend që Perëndia e do tingullin e zërit tënd.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon