Perëndia Do Të Të Gjejë

Perëndia Do Të Të Gjejë

Ja, syri i Zotit është mbi ata që e druajnë, mbi ata që shpresojnë në mirësinë e tij, (PSALMI 33:18)

Më kujtohet një kohë kur po përpiqesha kaq shumë të dëgjoja nga Perëndia dhe isha shumë e frikësuar se mos gaboja. Në atë kohë, unë sa po filloja të mësoja të dëgjoja zërin e Perëndisë. Të qenurit e udhëhequr nga Fryma e Shenjtë ishte diçka e re për mua, dhe kisha frikë sepse nuk kisha përvojë të mjaftueshme në dëgjimin nga Perëndia për të ditur nëse po dëgjoja vërtetet apo jo. Nuk e kuptoja që Perëndia i shpengon gabimet tona nëse zemrat tona janë të drejta.

Ai po më fliste mua dhe përpiqej të më drejtonte hap pas hapi në besim për të bërë diçka, por unë vazhdoja të thoja, “ Zot, po nëse të humbas Ty? Po nëse nuk të dëgjoj vërtetë dhe bëj ndonjë gjë gabim? Kam shumë frikë se do të të humbas, Perëndi!”

Ai më foli mua dhe thjesht tha, “Joyce, mos u shqetëso. Nëse më humbet Mua, unë do të të gjej ty.” Ato fjalë më dhanë kurajë për të bërë atë që Perëndia po më thërriste të bëja dhe mora një paqe të madhe në zemrën time. Ato më inkurajuan të eci me besim shumë e shumë herë që prej herës së parë kur i dëgjova. Po i ndaj këto gjëra me ju sot, që të inkurajoheni të bëni ato hapa besimi që keni nevojë të bëni si përgjigje ndaj asaj që Perëndia po ju thotë në këtë kohë.

Nëse doni vullnetin e Zotit në jetën tuaj më shumë se çdo gjë tjetër dhe nëse keni bërë gjithçka që dini të bëni për të dëgjuar nga Zoti, atëherë duhet të merrni një shans, të dilni jashtë dhe të besoni. Edhe nëse bëni një gabim, Zoti do ta rregullojë atë dhe do ta zgjidhë atë për të mirën tuaj.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Merr një hap besimi për çfarë ti beson se ke dëgjuar nga Perëndia dhe mos ki frikë se mos e humbet Atë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon