Perëndia E Di Se Çfarë Ke Nevojë

Perëndia E Di Se Çfarë Ke Nevojë

Kthehuni në fortesë, o ju robër të shpresës! Pikërisht sot unë deklaroj se do të të jap dyfishin. ( ZAKARIA 9:12)

Një ditë isha emocionalisht e lënduar për diçka që kishte ndodhur. Deivi dhe unë ishim trajtuar padrejtësisht në një situatë, dhe unë ndihesha e rënë moralisht për këtë. Isha në aeroplan, ndaj vendosa të lexoj Biblën. Kur e hapa tek Zakaria 9:12, vargu për sot, fjalët mu duken sikur kërcyen nga fleta për mua.

Kur e pashë këtë varg, besimi im kaloi në një nivel të ri. E dija pa asnjë dyshim që Perëndia po më fliste për situatën time. Unë e dija që nëse nuk do të hiqja dorë nga shpresa, nëse do të kisha qëndrimin e duhur, do të shihja ditën kur Zoti do të më kthente dyfishin e asaj që më ishte marrë në atë situatë.

Pothuajse një vit më vonë, që prej asaj dite, Perëndia bëri një punë të jashtëzakonshme dhe u tregua i vërtetë ndaj premtimit të Tij duke na dhënë dyfishin e asaj që na ishte marrë padrejtësisht dhe Ai na e dha atë nëpërmjet të njëjtëve njerëz që na kishin keqtrajtuar!

Fryma e Shenjtë e di saktësisht se çfarë ju nevojitet. E hapa Biblën time atë ditë duke pritur që Ai të më fliste dhe të më ndihmonte në situatën time, por Ai e tejkaloi shpresën time më të madhe jo vetëm duke më ngushëlluar, por duke premtuar se do të më restauronte humbjen. Ky Shkrim – dhe të gjithë të tjerët – janë gjithashtu premtimet tuaja, dhe Perëndia po u flet nëpërmjet tyre.

Sa herë që keni nevojë për ngushëllim ose drejtim në jetë, ju inkurajoj të shkoni te Fjala e Perëndisë. Ai përmban vërtet të gjitha përgjigjet që na duhen për çdo situatë në jetë.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Perëndia do të t’ju japë dyfishin për telashet tuaja! (Ai do t’ju japë një bekim të dyfishtë për telashet e kaluara)

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon