Tani atij që, sipas fuqisë që vepron në ne, mund të bëjë jashtë mase më tepër nga sa kërkojmë ose mendojmë, EFESIANËVE 3:20
Efesianëve 3:20 është një varg i fuqishëm që na thotë se Perëndia ynë është i aftë, i aftë të bëjë jashtë mase më tepër nga sa unë dhe ti guxojmë të mendojmë apo shpresojmë. Ne mund të lutemi, duke kërkuar me besim. Por është Perëndia Ai që vepron, jo ne. Si e bën Ai këtë? Sipas fuqisë që vepron në ne. Çfarëdo që ti dhe unë marrim nga Zoti është drejtpërdrejt e lidhur me sasinë e hirit që mësojmë të marrim.
Unë po i jepja vetes time stres të pabesueshëm duke u përpjekur të ndryshoja. Isha nën ndëshkim të tmerrshëm sepse çdo mesazh që dëgjoja dukej sikur më thoshte të ndryshoja. Por unë nuk ndryshoja dot pavarësisht se sa fort përpiqesha. Po kaloja një torturë të tmerrshme sepse pashë tek vetja të gjitha gjërat që duhet të ndryshoja, por isha e pafuqishme për t’i sjellë ato ndryshime.
Sa më pranë që i afroheni Zotit, aq më shumë shihni që Ai duhet të jetë Burimi yt i të gjitha gjërave. Ai është i Vetmi që mund të sjellë ndryshime në jetën tuaj. Mësoni të thoni: “Perëndi, unë nuk mund të bëj asgjë pa Ty, por Ti mund të bësh gjithçka përmes meje!”
Perëndia premton të na forcojë në dobësitë tona nëse i besojmë Atij dhe i drejtohemi Atij. Hiri i Perëndisë do të jetë i mjaftueshëm për të plotësuar nevojat tona.