Krishti është i njëjtë dje, sot e përjetë. HEBRENJVE 13:8
Cila është gjëja kryesore që ne duam kaq shumë te Jezusi? Ka shumë përgjigje për këtë pyetje, sigurisht, si për shembull fakti që Ai vdiq për ne në kryq, në mënyrë që ne të mos na duhej të ndëshkoheshim për mëkatet tona; pastaj u ringjall në ditën e tretë. Por në marrëdhënien tonë të përditshme me Të, një nga gjërat që vlerësojmë më shumë për Të është fakti që mund të mbështetemi në natyrën e Tij të pandryshueshme. Ai mund të ndryshojë çdo gjë tjetër që duhet ndryshuar, por Ai vetë mbetet gjithmonë i njëjtë
Ky është lloji i personit që mund të aspirojmë të jemi, por nuk do të ndodhë kurrë nëse nuk mund t’i kontrollojmë emocionet tona. Të jesh i pjekur emocionalisht do të thotë të marrësh vendime bazuar në drejtimin e Frymës së Shenjtë, jo në ndjenjat tona. Por nuk vjen natyrshëm.
Emocionet tona nuk do të largohen kurrë, por ne mund të mësojmë t’i menaxhojmë ato. Zoti është në gjendje të na sjellë në ekuilibër. Kjo nuk do të thotë që ne bëhemi pa emocione ose të mërzitshëm. Zoti na dha emocione që të mund të shijonim jetën. Por kjo do të thotë që ne marrim kontrollin në forcën dhe fuqinë e Frymës së Shenjtë ndërsa udhëhiqemi prej Tij.
Perëndia nuk dëshiron që ne të ndryshojmë sa herë që ndry- shojnë rrethanat tona. Ai dëshiron që ne gjithmonë të jemi të njëjtët ashtu siç është Ai