Perëndia Është I Vetmi Burim I Përjetshëm

Perëndia Është I Vetmi Burim I Përjetshëm

Gjej kënaqësinë tënde në Zotin dhe ai do të plotësojë dëshirat e zemrës sate. —Psalmi 37:4

Ne jemi krijuar nga Perëndia për të qënë të lumtur dhe të ndihemi mirë me veten. Në fakt, duhet të ndihemi mirë me veten, ose gradualisht do të fillojmë të zhvillojmë disa sjellje të pashëndetshme dhe të pakontrolluara për të ndjerë atë që duam.

Mendojeni pak për një person që është i varur nga droga. Me siguri ka filluar ta konsumojë sepse dhimbja e tij ishte kaq e madhe saqë nuk mund të shërohej dot, qoftë edhe përkohësisht. E njejta gjë ndodh edhe me pijen apo konsumimin e ushqimit si ngushëllim. Nëse nuk ndihemi mirë përbrenda, përpiqemi të ndihemi mirë me   anë të gjërave të jashtme.

Perëndia na krijoi në këtë mënyrë dhe Ai është i vetmi që mund të na kënaqë. Kur zëvendësojmë Perëndinë me diçka tjetër që të ndihemi mirë për veten, në fakt thjesht po zëvendësojmë dikë të vërtetë me diçka të rëndomtë.

Çfarëdo qofshin nevojat tuaja emocionale sot, dije që vetëm Perëndia mund t’i përmbushë. Ai është i vetmi burim i përjetshëm i jetës. Shkoni tek Ai sot, Ai është i vetmi ku mund të gjendet kënaqësia.


Lutje

Perëndi, unë nuk dua të humbas kohën time me zëvendësime të rëndomta. Ti je i vetmi ku mund të gjej kënaqësinë. Më trego si të gjej kënaqësinë në Ty dhe vetëm në Ty.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon