Perëndia Flet Në Shumë Mënyra

Perëndia Flet Në Shumë Mënyra

…Jam unë [i Vetmi] që flas me drejtësi dhe jam i fuqishëm për të shpëtuar (ISAIA 63:1)

Në vargun për sot, Perëndia deklaron që Ai flet, dhe kur e bën këtë, Ai flet në drejtësi. Ne gjithmonë mund të varemi në çfarë Ai thotë se është e drejtë. Perëndia na flet në shumë mënyra që përfshijnë, por nuk është i kufizuar vetëm tek këto: Fjala e Tij, natyra, njerëzit, rrethanat, paqja, urtësia, ndërmjetësim supernatyror, ëndrra, vizione dhe atë që disa e quajnë “dëshmia e brendshme,”që është përshkruar më së miri si “të njohësh” thellë brenda zemrës tënde. Ai gjithashtu flet në atë që Bibla e quan “qetësi, një zë i vogël,” që unë besoj se gjithashtu i referohet dëshmisë së brendshme.

Perëndia gjithashtu flet përmes ndërgjegjes, përmes dëshirave tona, dhe në një zë të dëgjueshëm, por gjithmonë mbani mend që kur Ai flet, çfarë ai thotë është gjithomonë e drejtë dhe asnjëherë nuk është në kundërshti me Fjalën e Tij të shkruar. Ne rrallë e dëgjojmë zërin e dëgjueshëm Perëndisë, megjithëse ndodh.. Unë e kam dëgjuar zërin e dëgjueshëm të Perëndisë tre ose katër herë në jetën time. Në dy prej këtyre rasteve, kam qenë duke fjetur dhe zëri i Tij më zgjoi thjesht duke më thërritur në emër. Gjithçka që dëgjova ishte “Joyce”, por unë e dija që Perëndia po më fliste. Ai nuk tha atë që dëshironte por unë e dija instiktivisht që po më thërriste për të bërë diçka të veçantë për Të, megjithëse qartësia nuk erdhi në atë zonë për disa vjet.

Unë dëshiroj t’ju inkurajoj të kërkoni Perëndinë që t’ju ndihmojë të dëgjoi zërin e Tij në çdo mënyrë që Ai zgjedh për t’ju folur. Ai ju do; Ai ka plane të mira për jetën tuaj; dhe Ai dëshiron t’ju flasë për këto gjëra.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Perëndia flet në shumë mënyra; vetëm mbani mend – Ai kurrë nuk do të kundërshtojë çfarë thuhet në Bibël.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon