Perëndia Flet Për Të Na Korrigjuar

Perëndia Flet Për Të Na Korrigjuar

Sepse Zoti ndreq atë që do; dhe fshikullon çdo bir që ai pranon (HEBRENJVE 12:6)

Ne të gjithë kemi nevojë të korrigjohemi herë pas here dhe unë besoj se dëshira e Perëndisë është të na flasë dhe ta na korrigjojë Ai vetë, përpara se të përdorë njerëz te tjerë apo situata të ndryshme për të na korrigjuar. Korrigjimi është një nga gjërat më të vështira për t’u pranuar, veçanërisht kur vjen nga të tjerët, prandaj Perëndia preferon të na ndihmojë të zgjidhim çështjet tona në mënyrë private. Por, nëse ne nuk dimë se si ta lejojmë Atë të na korrigjojë në mënyrë private ose nuk e pranojmë fare, Ai mund të na korrigjojë në mënyra më publike.

Një herë po shërbenim në një vend të huaj. Unë isha në një restorant duke u përpjekur të bind kamarierin që dëshiroja të haja diçka, por ai nuk fliste aq shumë anglisht dhe unë nuk e flisja fare gjuhën e tij. Acarimi u bëj shpejt i dukshëm në qëndrimin tim dhe në tonin e zërit. Po sillesha keq para njerëzve që e dinin se isha në atë vend për të shërbyer dhe, natyrisht, shembulli im për ta ishte i rëndësishëm.

E dija që kisha vepruar keq, por Zoti donte që unë ta kuptoja vërtet, kështu që kur Deiv dhe unë u kthyem në dhomën tonë të hotelit, Deiv përmendi incidentin dhe tha se nuk kisha dhënë një shembull të mirë për të tjerët.

Edhe pse e dija që ai kishte të drejtë dhe e dija që Zoti po e përdorte atë për t’u siguruar që e kuptova plotësisht se sa e rëndësishme është sjellja ime, prirja ime ishte të tregoja se Deiv kishte vepruar në mënyrë të ngjashme më parë. Sikur ta kisha bërë këtë, nuk do ta kisha pranuar vërtet fjalën e korrigjimit dhe atëherë Zotit do t’i duhej të më korrigjojë në një mënyrë tjetër ‑ ndoshta në një mënyrë që do të kishte qenë më e turpshme ose e dhimbshme.

Filloni të luteni dhe kërkoni nga Zoti që t’ju ndihmojë të pranoni korrigjimin prej Tij dhe t’ju ndihmojë të kuptoni kur Ai po e dërgon korrigjim përmes të tjerëve, duke e ditur se është gjithmonë për të mirën tuaj.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Mos kundërshto korrigjimin e Perëndisë

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon