Perëndia I Flet Miqve Të Tij

Perëndia I Flet Miqve Të Tij

Dhe Zoti tha: «A do t’ia fsheh unë Abrahamit [mikut dhe shërbëtorit Tim] atë që kam për të bërë, (ZANAFILLA 18:17)

Ndoshta askush nuk quhet më shpesh si “miku i Zotit” sesa Abrahami. Ndërsa Bi‑ bla e quan Davidin si “ njeriu sipas zemrës së Perëndisë” dhe Gjonin si “dishepulli që Jezusi e donte,” Abrahami ka nderin e veçantë të quhet miku i Perëndisë në më shumë se një vend në Shkrim.

Kur Perëndia vendos të ekzekutojë gjykimin mbi ligësinë e popullit të Sodomos dhe Gomorrës, Ai i tha Abrahamit çfarë kishte planifikuar të bënte.

Në një miqësi, njerëzit i thonë njëri tjetrit se çfarë do të bëjnë. Për shkak se Perëndia e konsideronte Abrahamin si mikun e Tij, i tregoi Atij se çfarë do të bënte – njësoi siç i tregon ti miqve të tu se çfarë do të bësh. Kur Abrahami dëgjoi për shkatërrimin që Perëndia synonte të çlironte kundër Sodomës dhe Gomorrës, ai “ iu afrua dhe i tha ‘Do të zhdukësh të drejtin së bashku me të paudhin?’” (Zanafilla 18:23). Ashtu si Zoti i kishte ndarë planet e Tij me Abrahamin sepse ata ishin miq, Abrahami “iu afrua” Perëndisë dhe foli hapur dhe me guxim për planet e Tij ‑ sepse ata ishin miq. Ata kishin një marrëdhënie në të cilën mund të komunikonin lirisht; ata mund të flisnin hapur. Marrëdhënia e ngushtë që Abrahami kishte me Perëndinë vjen nga të qenit i sigurtë në dashurinë e Tij.

Perëndia dëshiron të jetë miku yt gjithashtu – të t’flasë ty dhe të dëgjojë atë që ti do t’i thuash. Fillo sot të pranosh në një mënyrë të re faktin që ti je miku i Perëndisë dhe mund ti afrohesh Atij si i tillë .

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Zhvilloni një marrëdhënie me Perëndinë në të cilën mund t’i flisni lirisht Atij dhe mund të dëgjoni lehtësisht çfarë Ai do t’ju flasë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon